9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Krasniqi: Qershori, muaji ideal për mbajtjen e zgjedhjeve

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se qëllimi i formimit të formacionit të ri politik “Nisma për Kosovën” nuk ka qenë dëmtimi i Partisë Demokratike të Kosovës, por ofrimi i një alternative të re në skenën politike kosovare, e cila sipas tij, ka qenë e nevojshme për shkak të degradimit të institucioneve shtetërore nga udhëheqja e deritanishme.

Ish sekretari i PDK-së vlerëson se koha ideale për mbajtjen e zgjedhjeve është muaji qershor, edhe pse sipas tij, këtë nuk mund ta vendos Nisma, por subjektet e mëdha politike në vend.

“Mendoj që muaji qershor është kohë e përshtatshme për mbajtjen e procesit zgjedhor, kjo për shkak edhe të kushteve klimatike të përshtatshme. ‘Nisma Për Kosovën’ ka hyrë në garën politike për të ofruar alternativë dhe program cilësor qeverisës, duke treguar kështu gatishmëri për ndërtimin dhe instalimin e shtetit të së drejtës në politikë, ekonomi, drejtësi. Qëllimi ynë kryesor që ligji të veprojë njëjtë mbi të gjithë qytetarët, dhe jo kjo të bëhet në mënyrë selektive”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.

Ndryshe, të premten është bërë i njohur subjekti i ri politik i paralajmëruar nga ish-anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

“Nisma për Kosovën” është partia më e re politike, e cila u zyrtarizua të premten. Subjekti i ri politik do të udhëhiqet nga Fatmir Limaj, ndërsa kryetar të Organit Kombëtar të kësaj partie, Këshilli themelues zgjodhi kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.

Më Shumë

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lajmet e Fundit