10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kryetari Begaj dhe ministrja Dumoshi biseduan për investime në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim pune, ministren e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, me të cilën kanë biseduar me projektet për Malishevën dhe për propozim projektet për vitin e ardhshëm, ku u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë në hartimin e projekteve dhe propozimeve për investime në Komunën e Malishevës, në fushat e kulturës, sportit dhe rinisë.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i DKRS-së, Rexhep Mazreku, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Fetah Rudi dhe Arbëreshë Krasniqi, zëvendësministrja e MKRS-së, Valdete Bajrami dhe zëvendësministri i MBPZHR-së, Enver Hoti dhe zyrtarë të tjerë qeveritar.

Në këtë takim, kryetari Begaj, pasi e falënderoj për vizitën ministren Dumoshi, e njoftoi atë me gjendjen në Malishevë, ku nga një vend i dalë nga lufta tërësisht i shkatërruar, janë bërë shumë punë e mund për krijimin e infrastrukturës në fushat e sportit, kulturës dhe rinisë, ndërsa nuk kanë munguar as rezultatet, e po ashtu e njoftoi edhe për nevojat që ka Malishevë, për të investuar për këto fusha, pasi Malisheva njihet si një vend që i ka dhënë shumë kulturës shqiptare, por edhe sportit e rinisë.

Ministrja Dumoshi, tha se disa projekte i kanë futur për këtë vit, pas rishikimit të buxhetit, por edhe për vitin tjetër, kërkoj nga komuna që të shkojnë propozimet dhe ato të jenë të bashkërenduara me ministrinë. Ministrja Dumoshi, e ka përshëndetur kabinetin kryetarit Begaj, për menaxhimin e mirë të pandemisë, ndërsa premtoi se të gjitha kërkesat do të procedohen për vitin 2021. Ministrja Dumoshi, gjithashtu përmendi disa nga sukseset e sportit të Malishevës, duke veçuar atleten Arbnore Berisha, e cila ka fituar dy medalje ballkanike në atletikë, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm në kulturë.

Nënkryetari Berisha dhe drejtori i DKRS-së, Mazreku, e njoftuan ministren Dumoshi me nevojat konkrete që ka Malisheva, duke filluar nga ndërtimi i fushës ndihmëse të futbollit, pastaj pishinës gjysmë olimpike, shtigjet e atletikës, sallat e sporti, shtëpi të kulturës, qendra rinore, dhe në fushën e trashëgimisë. Berisha e Mazreku, gjithashtu, folën edhe për sukseset që ka treguar Malisheva në sport në vitet e fundit, si në futboll, atletikë, not dhe sporte tjera, si dhe për kontributin e Malishevës në kulturë, duke veçuar emrat e mëdhenj të muzikës, që ka dhënë Malisheva, siç janë rapsodët Sali e Feriz Krasniqi, Sefë Mleqani me të bijtë, e Nexhmija Pagarusha, që janë emra të pazëvendësueshëm në kulturën shqiptare.

Nga ana e tjetër, edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Rudi e Krasniqi, janë shprehur të gatshëm ti shtyjnë përpara kërkesat dhe nevojat që ka Malisheva. Deputeti Rudi tha se Malisheva ka nevojë për projekte konkrete, ndërsa deputetja Krasniqi, tha se do të angazhohen maksimalisht për realizimin e projekteve për Malishevën, përderisa kërkoi nga ministria, që të shtyhen përpara projektet siç është salla e sportit në Drenoc, dhe projektet e parapara të mos prolongohen apo devijohen nga asambleja komunale.

Edhe zëvendësministrat Bajrami dhe Hoti, kërkuan që buxheti për vitin e ardhshëm të ketë një qasje ndryshe në raport me Malishevën, pasi deri më tani kjo komunë është lënë shumë anash në fushat e trashëgimisë, kulturës, sportit dhe rinisë.

Kryetari Begaj dhe ministrja Dumoshi u dakorduan që propozimet të jenë në koordinim në mes të komunës dhe ministrisë, si dhe u pajtuan që Malisheva ka nevojë për investime në fushat e sportit, kulturës, rinisë dhe trashëgimisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Lajmet e Fundit