Kthehen në Kosovë trupat e kosovarëve të vrarë në Kumanovë

Në territorin e Republikës së Kosovës pak para orës 4 të mëngjesit kanë hyrë trupat e nëntë shtetasve të Kosovës, që u vranë në luftimet e 9 majit në Kumanovë, ndërkaq rreth 100 persona kanë qëndruar deri në atë kohë për të përcjellë hyrjen e kufomave në Kosovë.

Kolonë e gjatë automjetesh me familjarë dhe makina funeralesh kanë hyrë në këtë kohë në kufirin në Hanin e Elezit, ndërsa kortezhi është përcjellë nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Trupat janë dërguar në këtë institut për një ekzaminim të ri.

Më Shumë

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit