10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kundër Jabllanoviqit protestohet edhe në Krushë të Madhe

jabllanoviq xNdaj deklaratave fyese për viktimat e gjenocidit serb të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër jabllanoviq, do të protestojnë sot edhe banorët e njërit ndër fshatrat më të prekur nga lufta e fundit në Kosovë, Krushë e Madhe.

Përmes rrjetit social facebook, banorët e këtij fshati kanë bërë thirrje për një tubim protestues, i cili do të mbahet sot në orën 12:00.

“Ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë,në tubimin protestues i cili do të mbahet në Krushë të Madhe,ditën e Diele më 18.01.2015 kundra Jabllanoviqit. Krushë e Madhe është një nga vendet,ku është bërë një nga masakrat më të mëdha nga kriminelet serb,nga vëllezërit e Jabllanoviqit në këtë fshat u vranë dhe u masakruan 243 persona 206 nga Krusha”, thuhet në njoftim e lëshuar në facebook.

Kundër deklaratave të ministrit Jabllanoviq, u protestua dje edhe në Gjakovë, ku morën pjesë mbi 10 mijë qytetarë.

Më Shumë

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Lajmet e Fundit