5.8 C
Prizren
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Kur do ketë rritje të temperaturave? Mësoni parashikimin e motit

Mot stabil në ditët e ardhshme, shumë ftohtë e me ngrica në fundjavë. Javën e ardhshme temperaturat në rritje, parashikon “Prishtina Weather”.

Në ditët e para të javës do të mbajë mot i kthjellët, e me diell gjatë ditës. Përgjatë mëngjesit me ngrica. Të mërkurën do të ketë shtim të vransirave, e më vonë në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta shiu.

13.03 – Kryesisht me diell, ditën edhe vransira kalimtare. Në mëngjes ngrica.

14.03 – Kthjellët dhe me diell. Ngrica orëve të mëngjesit.

15.03 – Kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.

16.03 – Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat mjaft të ulëta në fundjavë, e më pas nga e hëna në rritje. Minimalet zbresin deri në -8C e -9C, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 5C të dielen, e të martën e mërkurën në 11C e 13C.

Erërat do të fryjnë me intenzitet mesatare nga verilindja ditën e shtunë 5-10m/s, e ditëve vijuese drejtimesh më të ndryshme të lehta 1-4m/s.

Shtypja atmosferike në rritje shumë lart mbi vlera normale.

Më Shumë

Qeveria ndryshon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 109-të, ka shfuqizuar vendimin e marrë nga ish-qeveria Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në...

Sulmohet me gërshërë një burrë në Korishë të Prizrenit

Një burrë është sulmuar me gërshërë nga një tjetër në fshatin Korishë të Prizrenit. Policia në raportin 24 orësh rastin e ka cilësuar si aksidental...

Lajmet e Fundit