21.8 C
Prizren
E enjte, 2 Shtator, 2021

Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret

Testamenti i Mitrush Kutelit

Dëgjo!

Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra mos u hidhëro se po të porosit edhe një herë.

1.Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret. Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë bota? S’dua!

Dikur kisha dashur të varrosesha në Pogradec, pranë babajt e nënës ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi, stërgjyshi.

3 (…)

Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.

Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike – ajo, fizikë; ay, mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar – dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi në letërsi, në vëndin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarprinjtë. Të vrasin shokët, se iu bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ja u le atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.

Askush të mos më prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!

Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë! Të doni njëri tjetrin, të ndihmoni njëri tjetrin, të duroni njëri tjetrin! Mos vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hithni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mëndja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë. Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi,butësi, zemërgjërësi! Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arësyes. Shpesh zemra të shpje në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arësyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndëroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjezit, që sjell mëndjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë. Mos më qani! Mbahuni! Unë e rrojta jetën, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin të tjerët kur qani. Më dëgjoni? Lotët janë të kotë. Kush vdes nuk ngjallet. Unë asqë dua të ngjallem, asqë dua ta filloj jetën përsëri. Mjaft! Këtë porosi mos e shkelni. Efterpi, më fal për këtë mërzitje të fundit! Mbahu dhe jepu zemër fëmijëve. Bëj siç të porosita. Mos ndrysho asgjë. Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujëshme, me kallaballëk. Edhe disa fjalë: kuptohet se nuk do të lajmërosh as njerëzit e tu, këtu ose në Korçë, me përjashtim të Foqit dhe Nestit. (…)

Të përqafoj, të lutem të më falësh dhe lamtumirë.

Yti, Dhimitraq

11 korrik,1966. Tiranë.(e hënë)

Më Shumë

Ronaldo në histori, rekord për golat me kombëtare

Përveçse shpëtoi ekipin e tij, Cristiano Ronaldo vendosi një rekord të ri personal në ndeshjen kundër Irlandës në kualifikueset e Botërorit 2022. Autor i një...

Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova, numër më i vogël i veturave në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sot vërehet fluks më i vogël i veturave në pikat kufitare dhe pritjet për...

176 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Prizrenit

Raporti ditor i ShSKUK-së ka treguar për rastet e spitalizuara me COVID-19 nëpër klinkat COVID dhe spitalet e përgjithshme. Në klinikat Covid dhe spitalet e...

“Balkan Film Food Festival” në Pogradec, në konkurrim 35 filma nga Ballkani

Rreth 35 filma nga Greqia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kroacia janë në konkurrim në edicionin e 11-të të “Balkan...

Abdixhiku kritikon Qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë: Qytetarë, vaksinohuni dhe mbrohuni – nga shteti mos prisni gjë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e keq të pandemisë COVID-19. Ai ka kërkuar reagim kolektiv,...

Vdes në moshën 84-vjeçare profesori Abdullah Karjagdiu

Në moshën 84-vjeçare ka vdekur profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu, pas një sëmundjeje të gjatë. Profesor Karjagdiu ishte një ndër profesorët e parë...

Bali Muharremaj viziton Qendrën e Mjekësisë Familjare në Studençan

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj mëngjesin e sotëm ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Studençan, ku u njoftua me kushtet dhe shërbimet mjekësore...

Gastronomët kërkojnë që të ndryshohet kjo pikë nga masat

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se vendimi i Qeverisë për shtrëngimin e masave, më saktësisht pika ku flet për punën e gastronomëve, është...

Pikë-kalimet kufitare, QKMK njofton për pritjet në dalje

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në orët e mëngjesit të së martës pritjet në dalje në pikë-kalimin kufitar Merdar janë 25 minuta,...

Këtyre moshave u takojnë 26 viktimat e Covidit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 26 viktima nga Covid-19. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë (MSh). Sipas statistikave...

20 të vdekur brenda 24-orëve nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 20 viktima nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 932 raste të reja të infektuara...

Gastronomia punon deri në orën 21:30, ‘porositë’ edhe pas orës 22:00

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që të kufizoj punën e objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive. Në kuadër të...

Digjen dy hektar hamullore në Suharekë

Policia ka njoftuar se zjarri ka përfshirë fushat e fshatit Gjinoc të Suharekës, raporton PrizrenPress “Është raportuar se në fushat e fshatit të lartcekur kishte...

Situata me Covid në Spitalin e Prizrenit, 165 pacientë të hospitalizuar

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 165 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Njoftimi i plotë: Në...

AKK-ja tregon arsyet pse kërkoi që kryetarët e komunave të mos takohen me Kurtin

Asociacioni i Komunave të Kosovës(AKK) sot u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të mos marrin pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri...

Messi pritet të debutojë sonte me PSG-në

Ylli argjentinas, Lionel Messi pritet të debutojë sot (e diel) me Paris Saint-Germain në ndeshjen e vlefshme për Ligue 1. Messi u transferua para disa...

Lajmet e Fundit