23.8 C
Prizren
E premte, 19 Gusht, 2022

Kurti akuzon opozitën se po manipulon me çështjen e Trustit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë nuk duhet të lejohet tërheqja nga Trusti Pensional. Ai ka thënë se nga mbi 630 mijë llogari të hapura në Trustin Pensional të Kosovës, 92 për qind e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, gjysma e kursimeve janë të koncentruara te më pak se 8 për qind e bartësve të llogarive dhe 1.2 për qind e individëve që kanë llogari në Trust kanë mesatarisht 30 herë më shumë se 80 për qind e qytetarëve që kanë të hapura llogari.

“Janë po këta persona që e kanë sjellë në Kuvend dhe po e keqpërdorin rrjetin medial për ta manipuluar opiononin”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se në opinion po ngjallen panik të paqenë.

Sipas tij, nisma për mundësimin e tërheqjes së parave të Trustit, nuk është e rastësishme që ka ardhur nga një deputet i opozitës, i cili sipas tij, në një medium ka thënë se po të donte FMN-ja do të jepte mjete të mjaftueshme në mënyrë që të shpërndanin për qytetarët në mënyrë që të mos preken paratë e trustit. Ai ka thënë se ky është diletantizëm i jashtëzakonshëm, duke shtuar se pasojat nuk mund t’i bartin ata.

Ai ka thënë se fondi nuk mund të zbrazet.

Kurti ka thënë se objektivi është i njëjtë dhe të gjitha këto subjekte e dinë se sa e rrezikshme është kjo iniciativë.

Sipas tij, nismëtari i idesë ka deklaruar se gëzojnë që edhe përkrahjen e Listës Serbe.

“Ne nuk kemi se si e mbështesim një nismë të tillë dhe kur e kemi kundërshtuar herën e parë tërheqjen e Trustit e kemi thënë se jemi kundër se e dimë që hapet dera për më shumë dhe ja ku jemi sot”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se rasti i shtrenjtimit të energjisë kanë vendosur që koston shtesë të importit të vlerësuar 128 milionë euro të mbulohet kryesisht përmes subvencionimit të amvisërisë.

Ai ka thënë se rritja e çmimit të mallrave dhe transportit ka ndikuar që të marrin vendim për lehtësimin për një pjesë të popullsisë.

Sipas tij, pensionistët gjithashtu janë goditur nga rritja e çmimeve, prandaj kanë vendosur t’i mbështesin me nga 100 euro.

“Edhe fëmijët e vendit po ndjejnë pasojat e rritjes së çmimeve, por edhe atyre nuk i ndihmojmë duke rrënuar Trustin Pensional. Atyre ju ndihmojnë shtesat universale që u siguron atyre deri në 240 euro në vit. Edhe lehonat janë të goditura por nuk ndihmohen nga rrënimi i Trustit Pensional, por ata janë ndihmuar. Edhe fermerët janë prekur nga kjo krizë, por as ata nuk ndihmohen nga trusti. Edhe të rinjtë e vendit janë goditur nga kriza por ata po ndihmohen përmes bursave, e tash edhe me nga 100 eurot”, ka thënë ai.

Sipas tij, as punëtorët e angazhuar në ekonominë informale nuk ndihmohen përmes rrënimit të Trustit Pensional.

Më Shumë

KOSTT: Instruksionet për reduktime mbesin në fuqi deri në stabilizim të situatës

KOSTT-i ka thënë se shkaku i pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit me energji elektrike do...

PSG nis bisedimet me yllin e United

PSG është e interesuar për të transferuar në “Parc des Princes” yllin e Manchester United, Marcus Rashofrd. Klubi francez e ka kërkuar anglezin që nga...

Lajmet e Fundit