7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kurti: Bashkëluftëtarë të Adem dhe Hamëz Jasharit po gjykohen në Hagë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se derisa sot kujtohet një nga sulmet më të tmerrshme të luftës së fundit, ai mbi familjen Jashari, në Hagë po gjykohen bashkëluftëtarët e Adem dhe Hamëz Jasharit pikërisht për luftën çlirimtare.

“Sot duhet të flasim për të kaluarën dhe ta nderojmë atë, sidomos në këto kohëra jo të lehta nëpër të cilat po kalojmë së bashku. Është e pamundur të mos e përmend që në kohën kur ne kujtojmë një prej masakrave më të tmerrshme të luftës sonë çlirimtare dhe prej heroizmave më të pashembullt në Hagë kemi bashkëluftëtarë të Adem dhe Hamëz Jasharit që mbahen në burg pikërisht për këtë luftë dhe narrativë që ne e kemi ndërtuar me gjak, ndërkaq Serbia dëshiron ta rindërtojë me gënjeshtra”.

Kurti, që jo fort shpesh e përmend faktin që ish-luftëtarë të UÇK-së po gjykohen nga Gjykata Speciale, tha se të gjithë bashkë duhet të punojnë që të mos lejojnë që historia të rishkruhet.

“Duhet që të punojmë në mënyrë aktive që ta kujtojmë të kaluarën tonë për atë që ka qenë në mënyrë që në asnjë moment të mos lëkundemi para provokimeve që po na bëhen si popull, para tentimeve për ndryshimin e të vërtetës së luftës, përtej kësaj sot jemi në linjë me ndodhitë në botë dhe dëshmitarë të luftës në Ukrainë, luftë kjo që secilit prej nesh na e kujton terrorin dhe gjenocidin e përjetuar gjatë luftës së Kosovës. Terrorin që pashmangshëm na përball me realitetin e hidhur që edhe sot ka okupues që nuk e kanë problem të vrasin civilë të pafajshëm dhe të mohojnë krimet që ka bërë. Realitet ky që shume prej nesh kemi shpresuar që e kemi lënë prapa me luftën e fundit në Kosovë. Është e rëndësishme që të kujtojmë duke nderuar të kaluarën tonë dhe duke nderuar sakrificën e jashtëzakonshme të bërë nga populli jonë”.

Madje, ai ka kërkuar që karshi vlerësimit për luftën e UÇK-së, për të cilën disa herë thotë se ka qenë çlirimtare, të bëhen të gjithë bashkë – pavarësisht dallimeve.

“Të lëmë anash dallimet dhe të bëhemi bashkë para vlerësimit të luftës së UÇK-së dhe sakrificës së bërë. Lufta jonë ishte çlirimtare dhe lufta e okupatorit gjenocidale, sepse vetëm të bashkuar rreth të vërtetës dhe për të vërtetën do të arrijmë t’i bëjmë nder sakrificës së familjes Jashari. Për shumë gjatë kemi qëndruar në mes të së drejtës dhe sakrificës për liri dhe pavarësi dhe synimeve të të tjerëve për të na mohuar një gjë të tillë”.

“E nesërmja duhet të na gjejë më të fortë, më të zhvilluar, më të bashkuar dhe me më shumë mirëqenie për të gjithë. Së bashku do të ecim përpara, sepse pavarësisht sa sfiduese do të jetë rruga drejt së ardhmes ne e dimë një gjë që nuk mund të ndodhë kurrë e ajo është që e kaluara të përsëritet”./ Klankosova.tv

Më Shumë

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Lajmet e Fundit