Kushtetuesja refuzon kërkesën e KF Liria

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e KF Liria, që nënkupton se klubi prizrenas do të vazhdojë garimin në Kategorinë e Dytë të Kosovës në futboll.

Liria kishte dërguar në Kushtetuese vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së të 2 qershorit, për të mos i vazhduar garat në Kategorinë e Dytë edicionin e kaluar, e duke marrë renditjen deri në atë moment si përfundimtare. Liria mbeti në kategorinë e dytë. Liria ishte ankuar me pretekst se ka qenë vendim diskriminues nga FFK-ja që të vazhdohen garat në Superligë e të ndalohen në rangjet tjera.

“Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e pavleshme”, është thënë në aktvendimin e Kushtetueses./KOHA.net

Kushtetuesja refuzon kërkesën e KF Liria

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit