Kuvendi i Prizrenit miraton emërtimet e reja të rrugëve

Rrugët e qytetit dhe të fshatrave të Prizrenit, do të kenë emërtime të reja. Kuvendi Komunal ka miratuar sot emërtimet e reja.

Kryetari i Komisionit, Naser Berisha tha Prizreni bashkë me fshatra i ka 1800 emërtime të rrugëve, prej tyre 700 do të jenë me emra të rinj.

“Anëtarët e Komisionit kanë bërë një punë të madhe në emërtimin e rrugëve. Kemi zhvilluar shumë takime me qytetarë”, ka treguar Berisha.

Ndërkaq, kuvendarët kanë dhënë vërejtjet e tyre. Me shumicë votash është miratuar emërtimi i rrugëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit