Lady Gaga: Fustani im i nusërisë, i thjeshtë dhe elegant

Fustani i nusërisë së Lady Gaga-s do të jetë shumë i thjeshtë dhe elegant.

Ylli i “Poker Face”, emri real i së cilës është Stefani Germanotta, është e njohur për stilin e saj të pazakontë, të ekzagjëruar dhe shpesh jashtë rregullave të modës, por tashmë që ajo do të martohet me aktorin Taylor Kinney, ka vendosur të ndryshojë.

Kështu ka deklaruar një burim për mediat amerikane, teksa është pyetur për “ditën e madhe” të këngëtares.

Ajo ka ndryshuar seriozisht. Do të martohet si Stefani dhe jo si Gaga, ka thënë burimi.

Mësohet se dasma e tyre do të jetë e thjeshtë, tradicionale dhe do të mbahet tek restoranti i babait të këngëtares në New York, “Joanne Trattoria”.

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit