10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Cena flet për ftesën nga Gjykata Speciale: E kam pritur këtë, jemi të pastër si loti, kthehemi fitues

Gjykata Speciale dita-ditës po zgjeron listën e personave të akuzuar, e në mesin e tyre pritet të jenë edhe shumë dëshmitarë.

I radhës që është kontaktuar për intervistim, është Sabahajdin Cena.

Në një bisedë për Indeksonline, Cena thotë se kaqenë në dijeni se nuk do të shpëtoi nga Specialja, andaj ka angazhuar edhe një avokat mbrojtës.

Ai vlerëson se ende nuk e dinë nëse është në cilësinë e të akuzuarit, apo dëshmitar.

“Po e kam pritë ftesën unë, kam qenë Drejtor i Drejtorisë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut, e kam pritë që nuk shpëtoi. Ende nuk dimë, në ftesë nuk shkruan kurgjo, ata mua më kanë thirrë nëtelefon. Unë e kam angazhuar një avokat, jam në bisedime. Tash të shohim cfarë statusi do të kem a dëshmitarë a i akuzuar.”, ka theksuar ai.

Cena bënë me dije se si ish- ushtarë kanë vepruar si çlirimtarë, dhe se asnjëherë nuk kanë qenë në rolin e agresorit, siç ishin serbët.

“Çka kemi me bo tash, ne kemi qenë çlirimtarë ata kanë qenë agresor, tash na në Kralevë s’kemi shku me luftu por këtu në Kosovë edhe besoj se Gjykata Speciale s’ka punë tjetër. Tash për tash merret meneve, e ndoshta në të ardhmen merret me dikë tjetër. Unë për vete do t’i përgjigjemçka kam me ba.”, vlerëson tutje ai.

Megjithatë, Cena shprehet i bindur se ish-ushtarët e UÇK-së janë të pastër si loti, andaj edhe janë optimist se do të triumfojnë në Gjykatën Speciale.

“Të pafajshëm jemi, të pastër si loti, ne s’kemi bërë asgjë. Ne kemi luftuar aq sa kemi pas mundësinë. Kemi me fitu, kemi me ngjadhënjye, si çdo shqiptarë edhe unë jam optimist se do të fitojmë!”, kashtuar Cena.

Kujtojmë faktin se deri më tani përintervistim janë ftuar, Rrustem Mustafa- Remi, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti, Sami Lushtaku, Remzi Shala, Safet Syla si dhe i fundit Sabahajdin Cena./Indeksonline/

Më Shumë

Dallimet mes letërsisë së Shqipërisë e Kosovës, Ligjerata e Krajës, identitetet politike e rrymat letrare

Letërsia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës është parë në kontekstin gjeografik e politik duke gjetur pika të përbashkëta dhe dallime. Nga variantet e...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit