16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Zafir Berisha ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-deputeti i Nismës SocialDemokrate, Zafir Berisha është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Këtë ftesë e ka bërë publike vet Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka shkruar se ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë te jetë përpjekja e fundit për ta njollosur luftën.

“As padrejtësitë e radhës nuk do ta zbehin luftën dhe përpjekjen e UÇK-së për liri.Ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë po shpreso se është përpjekja e fundit për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri në trojet e veta. Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijëra qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë”, ka shkruar Berisha.

“Më në fund, dikush po i korrën “frutet” e luftës speciale 20 vjeqare kundër vlerave të UÇK-së dhe ekspenentëve të saj!

“Për dy dekada është heshtur, përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve (UÇK-së) dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare!”

Më Shumë

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së

Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.   Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike...

Lajmet e Fundit