6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

LDK: Pushteti i Prizrenit u tregua i paaftë me mësimdhënësit

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK)në Prizren e ka kritikuar pushtetin lokal për paaftësi në realizimin e projektit për sigurimin e shujtave ditore për mësimdhënësit.

“Bazuar në kontratën kolektive, arsimtarëve i takon një shujtë ditore dhe pagesa e udhëtimit për mësimdhënësit që udhëtojnë”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren.

Komunikata e plotë e LDK-së në Prizren:

Në vazhdën e dështimeve të njëpasnjëshme, Komuna e Prizrenit është shfaqur e paaftë të realizoi edhe projektin e sigurimit të shujtave ditore për mësimdhënës.
Në bazë të kontratës kolektive, arsimtarëve ju takojnë;
një shujtë ditore dhe pagesa e udhëtimit (për ata që udhëtojnë).

Përmbushja e këtyre, sipas kontratës, janë obligative për komunat.

Komuna e Prizrenit, e paaftë siç është nuk ka arritur ti përmbushi këto dy zotime kontraktuale me procedurë të rregullt, duke bërë që këto të drejta, arsimtarët ti realizojnë vetëm përmes procedurave gjyqësore që nënkupton se Komuna e Prizrenit, tash po i paguan me përmbarues që rritë shumë koston dhe për rrjedhojë i shkakton dëme të mëdha buxhetit komunal.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren është në vazhdimësi në kontakt me komunitetin arsimor të cilët janë jashtëzakonisht të pakënaqur me keqmenaxhimin, keqpërdorimet, nepotizmin e theksuar dhe dështimet e shumta të administratës komunale për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e këtij komuniteti”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Lajmet e Fundit