2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Liria e Prizrenit i dërgon letër Lazios në lidhje me situatën e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi është njëri prej shumë futbollistëve që ka dalur nga futbolli i Kosovës dhe sot po shkëlqen në arenën ndërkombëtare.

Sulmuesi prizrenas është produkt i akademisë së Lirisë së Prizrenit, klub me të cilin kishte nënshkruar më pas edhe kontratë profesionale, raporton “Zeri.info”.

Tashmë, kur Lazio e bleu Muriqin nga Fenerbahçe për 18 milionë euro, Liria nuk arkëtoi asnjë qindarkë, ashtu siç parashihet me rregullat e FIFA-së.

Kështu, klubi nga Prizreni ka vendosur t’i drejtohet presidentit të Lazios, Claudio Lotitos në lidhje me këtë situatë.

 

Më poshtë gjeni letrën e plotë të Lirisë drejtuar drejtuesve të Lazios:

Liria zyrtarisht i shkruan Lacios

I dashur Presidenti i Klubit Lazio,
I dashur Sekretar i Përgjithshëm,

Së pari pranoni përshëndetjet tona sportive nga klubi i futbollit Lira nga qyteti i Prizrenit, Kosovë.

Arsyeja pse po ju shkruajmë juve ka të bëjë me transferimin e fundit të klubit tuaj për lojtarin Vedat Murici nga klubi i futbollit Fenerbahçe.

Ne dëshirojmë t’ju informojmë paraprakisht se futbollisti Vedat Murici, është një lojtar që është rritur dhe zhvilluar si futbollist nga akademia e shkollës sonë të futbollit.

Vedati Murici, ka luajtur në klubin tonë për herë të parë si një futbollist profesional (bashkangjitur ju keni kontratën e tij me klubin tonë të verifikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës) për të vazhduar karrierën e tij të bujshme në Shqipëri dhe më pas në Turqi.

Pas konsultimeve me Federatën tonë të Futbollit dhe njohës të mirë të rregullave të FIFA-s po ju shkruajmë zyrtarisht, që gjatë procedurave të transferimit për lojtarin midis SS Lazio dhe Fenerhbahce SK, duhet të merrni parasysh gjithashtu kompensimet për klubin tonë gjithmonë sipas rregullave të parashikuara nga FIFA.

Si provë që lojtari në fjalë është rritur dhe doli si futbollist nga klubi ynë, ju mund t’i gjeni bashkangjitur këto prova:

1. Kontrata profesionale e lojtarit me klubin tonë
2. Pasaporta e lojtarit, lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës
3. Letër konfirmimi nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Shpresojmë që ju të merrni në konsideratë kërkesën tonë zyrtare, dhe duke përdorur personat kompetent për transferime nga klubi juaj, përveç detyrimeve të transferimit për KF Fenerhbahce, të përmbushni edhe detyrimet e parashikuara nga rregullat e FIFA-s për Klubin tonë.

Ndjehuni te lire te kontaktoni me Federaten e Kosoves.

Duke ju uruar një kampionat të suksesshëm, ju dëshirojmë shëndet dhe fat.

Me respekt,
KF Liria
Qemal Krasniqi
Kryetar
“.

Më Shumë

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit