11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Lutfi Haziri e quan të “vdekur” koalicionin me PDK-në

LutfiHaziri5-30Deklarata e eurodeputetes Doris Pack se në situatën në të cilën ndodhet tani Kosova, koalicioni LDK – PDK do të ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën, nuk ka gjetur përkrahjen edhe te zyrtarët e LDK-së.

Pack është shprehur shumë e brengosur për hyrjen e LDK-së në koalicion me Haradinaj dhe Albin Kurtin.

“Nuk më ka gëzuar kjo gjë, sepse z.Haradinaj nuk i ka fituar këto zgjedhje. Nuk është as fituesi i dytë. Mendoj se ka zgjidhje më të mirë. Është e natyrshme që një parti, e cila fiton zgjedhjet, por nuk ka shumicën, të kërkojë një partner koalicioni dhe ta farkojë atë. Kështu ishte e detyruar edhe Angala Merkel. Më të njëjtin problem tani po ballafaqohet edhe Kosova dhe kjo është e natyrshme në të gjitha demokracitë. Prandaj, është legjitime nëse disa parti mblidhen rreth një koalicioni për të themeluar një qeveri të re.

Unë nuk kam as dyshimin më të vogël të legjitimiteti që ka një iniciativë e tillë. Por, pyetja shtrohet: a është zoti Haradinaj ai që duhet të nominohej për kryeministër?! Pyetja tjetër është: nëse partia ime si motër Lidhja Demokratike e Kosovës, po lidh koalicion me parti që duan kthimin e Kosovës prapa”, ka deklaruar Pack.

Por njeriu që gjatë gjithë kësaj kohe i ka ndenjur afër dhe ka ndihmuar Mustafa në arritjen e koalicionit, Lutfi Haziri, siç transmeton Botapress, ka kundërshtuar mundësinë e një koalicioni me PDK-në, duke thënë se një koalicion “Guns N’Roses”, siç e quan ai, ka përfunduar në vitin 2010.

“Zonja Pack e ka dhënë qëndrimin e vetë, që unë e respektoj. Koalicioni LDK-PDK ka qenë në fuqi dhe është ndërprerë njëanshëm nga LDK-ja.

Nuk duhet harruar ky fakt. Këtë fakt edhe znj. Pack e di. Prishja e njëanshme e koalicionit ‘Guns N’Roses’ nga ana e LDK-së duhet të shihet si momentum kur është divorcuar politikisht koalicioni i madh në Kosovë për shkak të mosfunksionimit”, ka deklaruar Haziri.

Më Shumë

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë...

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Lajmet e Fundit