Lutfi Haziri zyrtarizon kandidaturën për Kryetar të LDK-së

Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së në Gjilan dhe kryetar aktual i Komunës së Gjilanit, njëri nga figurat më karizmatike të LDK-së, ka vendosur t’i jap fund dilemave dhe ka vendosur se do të futet në garën për kryetar të LDK-së.

“Kysmet po, do shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, të partisë së Rugovës”, ka thënë Luta për xlpress.tv.

Haziri i vlerësuar nga LDK si përfaqësues i shkollës së politike të Ibrahim Rugovës, ka bërë të ditur se kandidatura e tij, është rregulltat i presionit të vazhdueshëm i anëtarësisë së gjerë të Anamoravës dhe rugovistëve të përbetuar anembanë Kosovës që të nisë garën për kryetar të LDK-së.

Vetëm pak ditë pasi ai kishte kërkuar që kryetari i LDK-së duhet të zgjedhet me “marrëveshje politike”, Luta, i futet garës për kryetar të LDK-së duke e bërë kështu garën për timonin e LDK-së, garë me epilog të pa parashikuar. /xlpress.tv/

Më Shumë

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Lajmet e Fundit