13.8 C
Prizren
E martë, 21 Mars, 2023

Manchester United ‘përgatit’ mega-ofertën për Osimhen

Manchester United do të duhet të paguajë të paktën 90 milionë paund nëse dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Napoli-t, Victor Osimhen, sipas raportimeve.

United do të kërkojë të blejë një sulmues në merkaton e verës, me Wout Weghorst të Burnley-t që është huazuar si një zëvendësues i shpejtë pas largimit të Cristiano Ronaldo-s.

Osimhen është aktualisht një nga sulmuesit më të kërkuar pas formës së tij të mirë me Napoli-n dhe klubet e interesuara do të duhet të paguajnë një tarifë të konsiderueshme për ta blerë atë këtë verë.

Sipas “ESPN”, ai do t’i kushtojë United të paktën 90 milionë paund, me gjigantët e Ligue 1, Paris Saint-Germain gjithashtu që mendohet të jenë të interesuar.

Osimhen ka qenë një pjesë jetike e historisë së suksesit të Napoli-t këtë sezon, me reprezentuesin nigerian që ndihmoi klubin për tu ngjitur në krye të Serie A me 13 pikë diferencë nga vendi i dytë.

24-vjeçari kryeson listën e golashënuesve në kampionat këtë sezon me 14 gola.

Osimhen iu bashkua Napoli-t nga Lille në vitin 2020 për 62.4 milionë paund, me 43 gola në 82 paraqitje në të gjitha garat që atëherë.

Kontrata e tij me skuadrën e Luciano Spalletti-t skadon në vitin 2025 dhe bisedimet për një marrëveshje të re mendohet se nuk janë zhvilluar ende.

Më Shumë

Lajmet e Fundit