Me një video shumë të veçantë të publikuar në faqen zyrtare, Manchester United ka prezantuar fanellën për sezonin 2020-21. Skuadra angleze, si zakonisht, do të veshë Adidas dhe do të ketë Chevrolet si sponsorin e saj kryesor.
“Kjo fanellë e re është prodhuar përmes një teknike inovative të quajtur “ngjyrosje hapësinore” që e jep mundësinë të ngjyrosen fije të caktuara individualisht dhe në gjatësi të ndryshme, për ta bërë fanellën me detaje që mund të shihen vetëm nga ai që e mban veshur”, thuhet në njoftimin e klubit.
Për herë të parë kjo fanellë do të vishet të mërkurën në ndeshjen ndaj LASK Linz, në Ligën e Evropës.