Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet spitalit të Prizrenit dhe atij të Izolës nga Sllovenia

 
Në Izola të Slolovenisë, të enjten, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit dhe Spitalit të Përgjithshëm të Izolës nga Sllovenia.
1 16022018.JPG
Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, z.  Uran Ismajli, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Prof. Dr. Afrim Avdaj, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Izolës, z. Radivoje Nardin, dhe udhëheqësja e programit KSV/017, Dr. Afërdita Ademi-Osmani.
2 16022018.JPG
Marrëveshja ka për qëllim shkëmbimin e përvojave, avansimin e shërbimeve shëndetësore, zhvillimin e vazhdueshëm profesional, subspecializimet, si dhe projekte tjera në fushën e shëndetësisë.
3 16022018.JPG
Marrëveshja është një nga rezultatet e objektivave dhe aktiviteteve të parapara në Planin Strategjik 2017-2021, si pjesë e e Programit Përkrahës të LuxDev për Shëndetësinë në Kosovë KSV/017.
4 16022018.JPG

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit