16.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Prizrenit, Ismet Temaj, përmes së cilës do të mundësohet që studentët e shkencave të mjedisit, të kryejnë praktikë në Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se përmes kësaj marrëveshjeje, studentët e UPZ-së përveçse do t’i zbatojnë njohuritë e tyre teorike në praktikë, po ashtu do ta fitojnë përvojën e duhur profesionale, e cila do t’i ndihmojë më pas në karrierën e tyre.
Po ashtu kryetari Haskuka, falënderoi UPZ-në për bashkëpunimin me Komunën e Prizrenit, si dhe rektorin Temaj dhe drejtorin Limani për përkushtimin e treguar për realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Më Shumë

Messi largohet, tri skuadra luftojnë për dy vende në Evropë

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi, dhe një prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, të shtunën do ta...

Rreth 80 nxënëse të shkollës fillore besohet se janë helmuar në Afganistan

Gati 80 vajza janë helmuar dhe janë hospitalizuar në dy sulme të veçanta në shkollat e tyre fillore në veri të Afganistanit, ka deklaruar...

Lajmet e Fundit