10.9 C
Prizren
E shtunë, 23 Tetor, 2021

Masat e reja antiCOVID që pritet të miratohen nga Qeveria

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka bërë të ditur gjatë të premtes se masat antiCOVID janë duke u shqyrtuar.

Gexha-Bunjaku ka takuar përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për masat antiCOVID.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Telegrafin se në takim është diskutuar që të zgjatet orari i punës për gastronomët si dhe orë policore të ketë pas orës 24:00.

“Sektori i gastronomisë është diskutuar të punojë deri në ora 23:00, kurse orë policore të ketë nga ora 24:00. Maskat po ashtu mbesin në fuqi”, tha Ibrahimi.

Ndërkaq, U.D. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku gjatë vizitës së saj tek ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, foli për mundësinë lehtësimit të masave antiCOVID.

E pyetur nëse do të hiqet ora policore, ose do të lehtësohet ndonjëra nga masat që janë në fuqi, ajo tha se janë duke e shqyrtuar mundësinë për ndryshim në masa.

Ndryshe, ministrja bëri të ditur se të gjitha mostrat të cilat janë dërguar për analizë jashtë vendit kanë rezultuar me 100 për qind dominim të variantit Delta.

“Edhe pse jemi në situatë stabile, megjithatë prania e variantit Delta që është e konfirmuar në të gjitha mostrat që janë dërguar për sekuencionim gjenetik, mbetet 100 për qind dominim varianti Delta. Për të parandaluar dhe mbajtur nën kontroll përhapjen e COVID-19, rritja e shkallës së vaksinimit kombinuar me masa parandaluese, janë i vetmi sukses që mund të arrijmë”, tha ministrja.

Ajo tha se do të informojnë për secilën masë të re, teksa theksoi se kjo bëhet si çdo herë pas diskutimit me ekspertë shëndetësor.

“Sigurisht masat janë duke u shqyrtuar, do të informoheni, do të propozojmë të gjitha masat në Qeverinë e Kosovës, pas diskutimit me ekspertët shëndetësor, dhe të gjithë hisedarët”, tha Gexha-Bunjaku.

Ministrja tha se, “Cilido variant i virusit, sa më shumë përhapet e ka aftësinë të shkaktojë mutacione, apo variante të reja, secili variant i ri është më ngjitës se ato paraprake. Delta plus është identifikuar në Angli dhe disa vendet e reja, por masat mbeten të njëjta që duhet të respektohen”.

Gexha-Bunjaku tha se edhe gjatë fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mbesin të njëjta sa i përket grumbullimit të qytetarëve.

“Sigurisht masat e përgjithshme janë të njëjta në mbarë botën. Por, secili vend e ka të drejtën të shqyrtojë dhe përshtat ato brenda situatës në vend, ne jemi në fushatë zgjedhore, kemi qenë tash prapë në 21 komuna thuajse do të kemi prapë fushatë zgjedhore, do të vazhdojnë masat e njëjta për grumbullimet”, tha Gexha-Bunjaku. /Telegrafi/

Më Shumë

Ylli shkëlqen edhe në Superkupën Mbarëkombëtare

Golden Eagle Ylli ka fituar Superkupën Mbarëkombëtare, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 76:67 (17:16, 23:14, 15:18, 21:19). Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe...

Gjermania heq Kosovën nga lista e kuqe e shteteve me rrezik për Covid

Mësohet se nga e diela e ardhshme qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Kjo pasi qeveria...

Deri në këto çaste: Kaq qytetarë kanë votuar në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e votueseve deri në ora 15:00. Deri tani bëhet me dije se në Komunën e Prizrenit kanë...

Policia jep detaje për të arrestuarin në Suharekë

Një person është arrestuar në komunën e Suharekës për shkak se ka penguar në procesin zgjedhor. Zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka jep...

Intensitet i vogël i votuesve këtë mëngjes në Rahovec

Në qendrën më të madhe të votimit në Rahovec – në shkollën “Isa Boletini” ka një intensitet të vogël të votuesve mëngjesin e kësaj...

Voton Mytaher Haskuka

Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka hedhur votën. Ai ka votuar në shkollën e mesme të lartë teknike “11 marsi”...

Mbappe: Messi është më i miri në botë

Futbollisti i Paris Saint Germain Kylian Mbappe, ka thënë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë. Ai nuk është i zemëruar me...

Voton Shaqir Totaj: Deri tani kemi folur ne, sot flasin qytetarët

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar sot në qendrën e...

Dy raste të fotografimit të votës në Prizren dhe Mamushë

Dy persona janë shoqëruar në polici dje sepse kishin fotografuar votën. Sipas raportit 24 orësh të policisë njëri rast kishte ndodhur në një vendvotim në...

Vërshimet bllokuan rrugët, çifti i ri shkon në dasmë hipur në tenxhere

Një çift indian ka shkuar në vendin ku do të mbahej dasma e tyre përmes një mjeti krejtësisht të pazakontë të udhëtimit – me...

Shtyhet sërish gjykimi ndaj ish-rektorit të Universitetit të Prizrenit

Për shkak se mungoi pa arsye dëshmtari Adem Sallauka, ka dështuar për të dytën herë shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ndaj...

Këto janë masat e reja anti-Covid që pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës

Ditëve në vazhdim pritet të bëhet miratimi i masave të reja antiCovid-19. Ndryshimet nuk pritet të jenë të mëdha nga ato paraprake që u...

Numërohen 97.29 për qind të votave në Prizren/ I pari Haskuka, i dyti Totaj

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Mytaher Haskuka, ka fituar 39.72 për qind të votave. I dyti është kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, më 31.41...

Manchester City të gatshëm për shitjen e Sterling-ut

Drejtuesit e klubit të Manchester City-t, nuk e kanë ndërmend ta humbasin me kosoto zero futbollistin e tyre, Raheem Sterling. Futbollistit 26-vjeçar i skadon kontrata...

Më shumë se 50% e votave të numëruara në Suharekë, prin bindshëm Bali Muharremaj i AAK-së

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj po prin me vota në Suharekë, teksa në këtë komunë janë numëruar më shumë...

AAK-ja prin bindshëm në Rahovec

Numërimi i votave po bëhet edhe në komunën e Rahovecit, ku kandidati i AAK-së, Smajl Latifi po prin bindshëm me 49% të votave. I dyti...

Lajmet e Fundit