MAShT e shqetësuar me rastet e dhunës në shkolla

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka përcjellë me shumë shqetësim rastet e raportuara të ushtrimit të dhunës ndaj nxënësve në vend.

Njëri ka ndodhur në ShFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë – Suharekë dhe rastin tjetër në shkollën “Mirali Sejdiu” në Gërmovë të Vitisë. MAShT dënon aktet e tilla të papranueshme të dhunës që ndodhin në shkolla dhe do të angazhohet që të marrë masat ligjore për adresimin e përgjegjësisë për secilin rast të tillë, thuhet në njoftimin e MShT-it.

Sipas njoftimit Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka iniciuar menjëherë inspektimin e plotë të dy ngjarjeve dhe sot, Sektori i Inspeksionit të Arsimit në Prizren, ka nxjerrë vendimin për inicimin e procedurave disiplinore ndaj mësimdhënësit H.B në ShFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë – Suharekë, për shkak të ushtrimit të dhunës fizike dhe keqtrajtimit të nxënësit B.R, që paraqet shkelje të rëndë ligjore. Po ashtu, masa disiplinore do të ndërmerren edhe ndaj ish-drejtorit të shkollës I.S, për shkelje të detyrave të punës, respektivisht, mosinformim me kohë të prindit dhe mosparaqitje të rastit në DKA – Suharekë.

Në ditët në vijim, pas përfundimit të inspektimit të rastit në shkollën “Mirali Sejdiu” në Gërmovë të Vitisë, MAShT do të nxjerrë, po ashtu, vendim në përputhje me shkallën e cenimit të ligjit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kërkon dhe inkurajon të gjithë drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe opinionin publik që të bëjnë denoncimin e çdo akti të dhunës në shkollë, që janë të akte të papranueshëme për shkollën dhe dëmtojnë rëndë figurën e mësuesit në Kosovë.

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit