Mblidhet Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit

Është mbajtur takimi i parë i Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit.

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha tha se Task Forca do të hartojë dhe bënë përpjekje të zbatojë një plan veprimi, i cili do të shërbejë edhe si plan i punës.

“Plani i veprimit është shqyrtuar dhe aprovuar ne mbledhjen e mbajtur në të cilën ishin prezent përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të cilat janë përfshirë në këtë organ”,tregon Hoxha.

Task Forca është themeluar nga Ministria e Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Qëllimi I formimit të këtij organi ka qenë zbatimi i Ligjit 03/L-066.

“Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohorë të qëndrueshëm të Qendrës Historike të Prizrenit si pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar”,thotë Hoxha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit