Mbyllja e çerdheve nga nesër, Ministria e Arsimit me njoftim të rëndësishëm

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare Facebook ka bërë të ditur se nga nesër hyn në fuqi vendimi i sotëm i qeverisë për pezullim të veprimtarive në çerdhe publike dhe privare.

Tutje thuhet se MASh do të vazhdojë të plasojë aktivitetet ditore në platformën “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në Fëmijërinë e Hershme për moshën 0-6 vjeç” deri në fund të muajit korrik, të cilat lehtë mund të realizohen në kushte shtëpie

Ky është njoftimi:

NJOFTIM

Në vazhdën e masave për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, me vendim të Qeverisë nr. 04/13 të datës 13.07.2020, pezullohet veprimtaria e çerdheve publike dhe private, duke filluar nga nesër (14.07.2020).

MASh do të vazhdojë të plasojë aktivitetet ditore në platformën “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në Fëmijërinë e Hershme për moshën 0-6 vjeç” deri në fund të muajit korrik, të cilat lehtë mund të realizohen në kushte shtëpie. Me ndihmën e prindërve dhe edukatorëve, për fëmijët, kjo periudhë e vështirë do të bëhet më e lehtë dhe më cilësore.

Në vazhdimësi, ne do t’iu njoftojmë për vendime të reja përmes Drejtorive Komunale të Arsimit si dhe përmes Platformës “Edukimi në Distancë”.

Duke ju dëshiruar shëndet, MASh bën thirrje t’i përmbaheni masave të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës në parandalimin e Covid-19.

Më Shumë

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit