9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Me kuzime lëshohet për qarkullim rruga Prizen-Prevallë

 

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se nga nesër(11.07.2020), nga ora 08:00 deri në 20:00, do të lejohet qarkullimi i automjeteve deri në 3.5 ton, në rrugën rajonale R-115, drejtimi Prizren-Prevallë, fshati Gornje Sello.

Qarkullimi do të bëhet nën përcjelljen permanente të kujdestarisë nga kompania e mirëmbajtjes së rrugës.

Lejimi i qarkullimit është bazuar në rekomandimin e komisionit për vlerësim dhe propozim të zgjidhjes teknike, pas rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.

Ministria e Infrastrukturës, kërkon nga të gjithë ngasësit e automjeteve me peshë mbi 3.5 ton që tw vazhdojnë t’i përdorin rrugët alternative për këtë destinacion.

Më Shumë

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Lajmet e Fundit