-1.5 C
Prizren
E diel, 7 Mars, 2021

Mediat serbe: FSK-ja po bëhet pjesë e NATO-s

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët e Kosovës do të realizojnë ëndrrën e tyre ushtarake nga marsi, sepse ata do të përfshihen në këmbësorinë e NATO-s përmes Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Gazeta serbe “Politika” shkruan se pjesëtarët e Forcë e Sigurisë së Kosovës (“Ushtrisë së Kosovës”) do të bëhen pjesë e misioneve paqeruajtëse të Aleancës në Irak dhe Siri.

Gazeta shkruan se partitë politike shqiptare, të cilat po bëjnë fushata për zgjedhje të parakohshme parlamentare, unanimisht ranë dakord të pranojnë ftesën e dërguar nga Amerika në Prishtinë vitin e kaluar dhe miratuan dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në misionet paqeruajtëse të NATO-s, si pjesë e trupave amerikane.

Në këtë mënyrë Kosova po i afrohet anëtarësimit në NATO.

Komandanti i FSK-së Rahman Rama njoftoi se nga viti 2021, ky formacion do të jetë pjesë e një misioni ushtarak së bashku me Ushtrinë e SHBA.-së për herë të parë, duke shtuar se, është një arritje e madhe për FSK-në.

Ai tha se bashkëpunimi me NATO dhe partnerët e saj strategjikë po rritet. “Ne kemi aq shumë mbështetje dhe kaq shumë oferta saqë ndonjëherë nuk mund t’i dërgojmë dot”, tha Rama, duke shtuar se procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve të caktuara është duke u zhvilluar dhe se, “Kosova do të ketë armë aq të sofistikuara sa vendet e NATO-s”, raporton gazeta serbe, përcjell Telegrafi.

Historiani serb Srdjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Social tha se Kosova është një shtet i pavarur për Shtetet e Bashkuara dhe se ata nuk kanë hequr dorë dhe nuk do të shmangen nga ajo politikë.

Ai shprehet se njoftimi për ushtrime të përbashkëta është një lloj presioni ndaj Beogradit.

“Gjithçka që po bëjnë amerikanët nuk është e rastësishme dhe këto veprime kanë për qëllim forcimin e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës. Prandaj, përfshirja e Kosovës në misionet ushtarake amerikane është vetëm një vazhdim i asaj politike. Amerika pretendohet se ishte kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, edhe pse është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit,” tha Graovac.

Kryetari i dikurshëm i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (në vitet 90’ta], Zoran Andjelkovic, thotë për gazetën se paralajmërimi se shqiptarët e Kosovës do të jenë pjesë e misioneve të NATO-s nuk e befasoi atë, sepse, siç deklaron ai, ata kanë qenë pjesë e forcave të tyre që nga viti 1999 dhe i kanë pranuar në atë mënyrë.

“E kam ndier në lëkurën time njëzet vjet më parë, sepse amerikanët ishin të informuar se ishte ushtria e tyre sapo kanë hyrë në Kosovë. Në atë kohë, ata ishin Ushtri Çlirimtare e Kosovës dhe nuk u transformuan. Ajo që po bëhet tani është një përpjekje për të treguar me çdo kusht, në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare, se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran. Dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara po i tërheqin me vete, këtu nuk ka asnjë dilemë”, thekson Andjelkoviq.

Ai vlerëson se në këtë mënyrë, në opinionin amerikan krijohet atmosfera, mbi të gjitha, se bëhet fjalë për një vend mik, ushtarët e të cilit shkojnë krah për krah me ushtarin amerikan në misione humanitare. Do të tregohet se është një ushtri që mund të sigurojë paqe në pjesë të tjera të botës, jo vetëm në Kosovë.

“Me këtë krijohen kushtet që në vitet e ardhshme të thuhet se FSK-ja, e cila merr pjesë në misione të ndryshme paqeruajtëse, me siguri mund ta përdorë atë përvojë për të siguruar paqen në të gjithë territorin e Kosovës”. Po bëhet prezantim mediatik i FSK-së si një formacion i pranueshëm ushtarak për bashkësinë ndërkombëtare, kryesisht në Perëndim “, thotë Zoran Andjelkoviq. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Aksioni i Policisë në disa komuna, aktakuza ndaj ish shefit të AKI-së për deportimin e gylenistëve dhe deklarata e Osmanit për LDK-në – top...

Javën e kaluar Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në disa komuna të vendit, ku ka arrestuar disa persona të dyshuar për keqpërdorime me...

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

Këtë vit mbushen 22 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës ku rreth një milion ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës 1998-1999. Forcat...

E veshur me fustan transparent, Tayna i vë “flakën” rrjetit me pozën e fundit

Reperja e dashur për publikun, Tayna, ka ardhur mjaft provokuese me pozën e fundit të postuar në “Instagram”. Ajo ka ndarë me 1.5 milionë ndjekësit...

Prizreni hap shqyrtimin publik për propozim-rregulloren për taksa e tarifa komunale

Komuna e Prizrenit ka hapur shqyrtimin publik për Rregulloren e re për taksa dhe tarifa komunale. Konsultimi me publikun do të realizohet kryesisht në...

Rrënjët në Prizren, jetën në Zvicër, plakjen në Turqi

Në vazhdën e emisionit “Shqiptarët e Turqisë”, po sjellim rrëfimin prekës të një familjeje shqiptare me origjinë nga Prizreni.Familje shqiptare me origjinë nga Prizreni...

Numri i votave dhe ulëseve të fituara në Kuvend nga partitë politike prej vitit 2001

Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela ka publikuar një infografikë për numrin e votave dhe ulëse të fituara në Kuvend nga partitë politike që...

Veterani i UÇK’së tregon si morën nuse e bënë dasmë në mes luftimesh me serbët

Fshati Krushicë e Epërme e Suharekës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e re të vendit. Burrat e këtij fshati dhe të atyre...

Shtatë të vdekur nga Covid -19

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë...

Ministria e Shëndetësisë jep sqarime rreth furnizimit me vaksinën anti-Covid

Ministria e Shëndetësisë (MSh), Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, zyrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-it në Kosovë, kanë dhënë informacione në lidhje...

Pronarët kërkojnë që sallat e dasmave të fillojnë punën nga prilli, paralajmërohet protesta nëse merren masa

Kryetar i Odës, Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, në një konferencë për media ka pasur një kërkesë nga institucionet e vendit, raporton Gazeta Express. Ai...

Nuk u bë deputet, ja sa vota mori Nezir Çoçaj

Kandidati për deputet i PDK-së, Nezir Çoçaj, nuk ka arritur të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë...

Prizrenasi sulmoi fizikisht gruan

Një person është arrestuar pasi e kishte kanosur si dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka...

Merr flakë një veturë në autostradën Prishtinë-Prizren

Një automjet është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Prizren, raporton Express Në një video të dërguar nga lexuesit e Gazetës, shihet automjeti ka marrë flakë...

Universiteti britanik hap master ku diplomohesh për grupin “The Beatles”

Një universitet britanik ka hapur masterin e parë në Arte ku mund të diplomohesh për “The Beatles” dhe ndikimin e gjerë të bandës legjendare...

97 të vdekur nga Covid-19 gjatë muajit shkurt

Në muajin shkurt janë regjistruar 97 të vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 8559 raste pozitive me koronavirusin e ri. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare...

Ja sa vota mori Hatim Baxhaku

Kandidati i LDK-së, Hatim Baxhaku, nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ai, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 3678 vota. Baxhaku në...

Lajmet e Fundit