2.5 C
Prizren
E diel, 9 Shkurt, 2025

Messi arrin në shifrën e 700 golave

Superylli Lionel Messi ka arritur në shifrën e 700 golave në karrierën profesionale. Arritjen e shifrës jubilare e ka bërë të ditur Barcelona, pasi Messi shënoi në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Argjentinasi Messi ka realizuar 630 gola për Barcelonën, ndërsa 70 gola i ka për Argjentinën.

Ndaj Atletico Madridit, Messi shënoi nga penalltia në minutën e 50-të. Ai realizoi mjeshtërisht me goditje “panenka”. 630 golat për Barcelonën i ka shënuar në 724 ndeshje. Për Argjentinën ka luajtur 138 herë. Te Barcelona e Argjentina është i pakonkurrencë sa i takon golave të shënuar. Lista e rekordeve të Messit është shumë e gjatë.

 

Më Shumë

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, merr mbështetje të jashtëzakonshme në Zhur

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Xhavit Ukaj, ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme gjatë tubimit të tij të djeshëm në...

Moti sot me diell e vranësira

Mot sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C,...

Lajmet e Fundit