10.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Ministri Kuçi përuron ujësjellës në fshatra të Suharekës

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë të martën në përurimin e ujësjellësit në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, si projekt i përbashkët mes Komunës së Suharekës, CDI-së zvicerane dhe Hidroregjionit Jugor.

Ministri Kuçi u shpreh i kënaqur me këtë zhvillim, që i paraprinë edhe përurimit të ujësjellësit në fshatrat Reqan dhe Maqitevë, duke i bërë këto fshatra me ujë të pijes të kontrolluar. Përpos këtij projekti, ministri tregoi edhe për projektin që do t’i zgjidhë Suharekës problemin e ujit të pijes përgjithmonë.

“Dua ta shfrytëzoj momentin për të treguar që e kemi biseduar bashkë me kryetarin për mundësitë e investimeve nga niveli qendror, bashkë edhe me Hidroregjionin, që kanë të bëjnë me rezervarin e madh tek Pusi i Atit, me ç’rast ministria ka ndarë apo ka planifikuar buxhet për vitin e ardhshëm diku në vlerë prej 800 mijë euro. Ai rezervar shton sasinë e ujit në qytet, e po ashtu bën mbulimin e të gjitha lagjeve me furnizim me ujë në qytet”, ka thënë Kuçi, duke përmendur edhe mundësinë e furnizimit nga Radoniqi për fshatrat e anës që lidhen me Mamushën.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar se projekti ka kushtuar 425-mijë euro, duke potencuar se ka lagje që do të shkojë uji për herë të parë tash.

Ndërsa, kryeshefi i Hidroregjionit Jugor, Zenel Zenelaj, ka falënderuar CDI-në zvicerane, si donatori më i madh në këtë fushë.

Më Shumë

Bën dasmën 500 mijë dollarë, mjeku nga Korça tregon historinë e bukur të dashurisë me indianen

Mjeku korçar është bërë shumë i njohur në rrjet, pasi ka bërë një dasmë tradicionale indiane, e cila ka kushtuar plot 500 mijë dollarë. Në...

Peja vazhdon me fitore, triumfon kundër Bashkimit

Peja ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në elitë, duke mundur kësaj radhe, Bashkimin me rezultat 95:79 (33:14, 14:25, 25:25, 23:15), sfidë kjo e...

Lajmet e Fundit