2 C
Prizren
E mërkurë, 27 Tetor, 2021

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2021, MBPZhR-ja ka ndarë një buxhet prej 21 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 28 shtator 2021. Subvencionimi i disa kulturave bujqësore në kuadër të këtij programi sivjet për herë të parë do të orientohet mbi bazën e rendimentit e krahas kësaj, risi tjetër e këtij programi është edhe mbulimi i Primit të Sigurimit në vlerën prej 75 për qind për 6 kultura bujqësore për fermerët që vendosin t’i sigurojnë kulturat bujqësore.

Në programin e sivjetmë, Ministria e Bujqësisë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elb, thekër, tërshërë, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi qumështore, për bletë, pula vojse, thëllëza, për dosa për riprodhim, për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për therjet e raportuara të gjedhit, për sektorin e akuakulturës, për viça për majmëri. Po ashtu, sivjet do të ketë pagesa direkte për vreshtat ekzistuese, për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht, pagesa direkte për pemishtet ekzistuese, për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave te mjedrës, për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit, për sipërfaqet e mbjella me perime, për prodhimtarinë organike, për bimët mjekësore dhe aromatike. Në kuadër të këtij programi, sivjet do të ketë edhe pagesa direkte për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, specit dhe arrës, si dhe primin e sigurimit bujqësor tradicional për kulturën bujqësore të mollës – pemishtet intensive, kulturën e specit – kultivimi intensiv dhe rrushin e verës.

Më Shumë

Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Lotaria e Kosovës ka paralajmëruar protestë për sot në orën 11:00, në shenjë pakënaqësie për mos plotësimin e kërkesave. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë...

Ky është djali nga Prizreni që u bë pjesë e “Për’puthen”

Sonte në “Për’puthen” kanë ndodhur hyrje të reja. Njëri nga djemtë e rinjë që u bë pjese e emisionit është Erion Kukaj. Ndonëse numri i pjesëmmarrësve...

Gastronomia do të punojë deri në ora 23:00, muzika lejohet vetëm deri në 21 e 30

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar një sërë masash për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në kuadër të këtyre bëjnë pjesë edhe kufizimet për gastronominë,...

Dënohet me vdekje infermieri i cili vrau 4 pacientë duke i injektuar ajër në vena

Një infermier në Texas, SHBA është shpallur sot fajtor për vrasjen e katër pacientëve që humbën jetën pasi u injektoi ajër pas operacioneve në...

AAK e mposhtë LVV’në në Rahovec edhe me votat e diasporës

  Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta Express. Kandidati...

Beatrix Ramosaj, këngëtarja që do trazojë ujërat e Big Brother VIP

Beatrix Ramosaj do i bashkohet banorëve të ‘Big Brother Vip’ këtë të premte. Lajmi është konfirmuar nga burime për ‘kryefjala.com’, që kanë zbuluar se...

Dje i tha që po vdes ta puthte, sot Graniti bën deklaratën për Fifin: Është zgjatur pak si shumë, të dua si person

Siç duket ka përfunduar raporti i afërt i tyre. Dyshja, Granit dhe Fifi kanë qenë tejet të komentuar që nga hyrja e tyre në shtëpi,...

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e vëllain për bagëti në Sopniq të Rahovecit

Januz Gashi ka mohuar se më 12 qershor të këtij viti, në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka...

Raporti i ngecjes së BE-së

Blerim Shala Raporti vjetor i vendeve i Komisionit Evropian, i bërë publik këtë të martë, (me 19 tetor), është Dokumenti kryesor i Brukselit me të...

Dy persona theren me thikë në Prizren

Dy persona janë therur me thikë në Prizren.Në rastin e parë viktima ka pranuar tretman mjekësor, pasi që dyshohet se është therur me thikë...

Kështu votoi diaspora për kryetar të Prizrenit

  Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kandidati i LVV-së për...

Rrahu gruan dhe vajzën e tij, arrestohet burri nga Dragashi

Është arrestuar një burrë nga Dragashi, pasi i njëjti i ka rrahur gruan dhe vajzën e tij.Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të...

Tronditet Serbia, përfaqësuesja e tyre Miss Interkontinental fotografohet duke bërë shqiponjën dy krenare

Miss Interkontinental Serbia, Valentine Petroviç, ka pozuar duke bërë simbolin e shqiponjës dy krenare, teksa qëndronte pranë Miss Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Kjo...

Kandidati i VV-së për Rahovecin: Preferojmë që të bëjmë koalicion me LDK-në

Visar Korenica, kandidat për kryetar të Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në balotazh ka shkuar me kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi, tha se...

Erdogan kërkon që 10 ambasadorë të shpallen “non grata”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme të shpallë “persona non grata” (persona të padëshirueshëm) dhjetë...

Ajo

  Flaka e saj e lodhur Nga bredhjet poshtë e lartë Po t’i dëgjon qeshjet edhe në heshtje Po pa ia vyshkur shpresën. Me flakë përsëri ka më të...

Lajmet e Fundit