5.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Ministria e Financave me njoftim për përfituesit e pakos emergjente

Pas miratimit në lexim të parë të projektbuxhetin, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar përfituesit e pakos emergjente se sapo të votohet në lexim të dytë, do t’u shpërndahen mjetet.

Punonjësve privatë nuk u janë ndarë akoma 170 eurot të Qeverisë, të cilat supozohej t’i merrnin për muajin prill.

Në Kuvend sot është miratuar parimisht ndryshimi i ndarjeve buxhetore, ndërsa ministrja Bajrami është zotuar se pagesat për përfituesit e pakos emergjente do të shpërndahen “menjëherë pas miratimit të projekt-ligjit në leximin e dytë, dhe hyrjes së tij në fuqi do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga pakoja emergjente fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore”.

Postimi i plotë i ministres:

NJOFTIM

Sot, me datë 13 korrik 2020, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Ministria e Financave falënderon deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e tyre për projektligjin për rishikimin e buxhetit 2020 dhe kërkon që projektligji të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.

Ministria e Financave njofton opinionin se menjëherë pas miratimit të projekt-ligjit në leximin e dytë, dhe hyrjes së tij në fuqi do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga pakoja emergjente fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore.

Ministria e Financave fton për durim të gjithë përfituesit dhe shpreh zotimin e plotë se ekzekutimi i pagesave do të realizohet në mënyrë të menjëhershme sapo projektligji të hyjë në fuqi.

Më Shumë

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Lajmet e Fundit