7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

MKRS-ja çmimin për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” ia ndan Brikena Sopit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) çmimin për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”, ai ka ndarë dramaturges, Brikena Sopi, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ceremonisë ministri Hajrullah Çeku, tha së juria ka bërë një vlerësim cilësor dhe meritor duke shpërblyer kështu dramaturgen Sopi dhe dramën e saj “Hekurudha”.

“Falënderoj shumë jurinë që ka bë një punë të mirë dhe ka ndërruar metodat në bazë të standardit që ka bërë. Një vlerësim cilësor dhe meritor”.

Dramaturgia Brikena Sopi, ka falënderuar ministrinë që po i shtyjnë përpara konkurset e dramave.

“Kam menduar që s’ka me pasë emocione sidomos për mu që kam filluar karrierën si një e re. Falënderoj ministrinë për shtytjen përpara të këtij konkursi sepse dramat duhet shtyrë tutje”.

Dorentina Basha, anëtare e jurisë, tha se zakonisht janë ndarë tre çmime, por që kësaj herë është ndarë vetëm çmimi i parë.

“Zakonisht herëve të kaluara kemi ndarë tre çmime, ndërsa këtë vit kemi vendosur që unanimisht të ndahet vetëm një titull, ku çmimin e parë e ka marrë drama me titulluar ‘Hekurudha’ të Brikena Sopit”.

“Drama në fjalë është një dramë psikologjike me qasje moderne, e cila trajton shoqërinë e ngujuar të kaluarës dhe të ardhmes”, tha ajo.

Anëtarja tjetër e jurisë Ilire Zajmi ka uruar Sopin për çmimin, duke shtuat se shpreson që drama të shihet  nga publiku si e inskenuar, raporton EO.

“Isha jashtëzakonisht e kënaqur kur i morra dramat, isha edhe e pakënaqur edhe e kënaqur sepse kur ka mirë ka edhe keq. Uroj suksese dhe shpresoj që kjo dramë të shihet nga publiku si e inskenuar”.

Shefqet Gjocaj, zv.drejtor artistik në Teatrin Kombëtar, tha se drama fituese që nga fillimi ka qenë më e pëlqyera.

“Hekurudha ka qenë pjesa kryesore unanime për këtë dramë dhe të gjithë anëtarët kemi qenë që kjo është drama fituese, dhe të përgëzoj si dramaturge e re”.

Më Shumë

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit