11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Mungojnë të pandehurit dhe i dëmtuari, shtyhet gjykimi për vjedhje në Suharekë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj të akuzuarve për vjedhje dhe vjedhje të rëndë, Arian Përzhaku dhe Erlind Gegaj.

Së bashku me ta akuzohej edhe Eldin Gegaj, për veprën penale “blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, mirëpo për të ka përfunduar procedura për shkak të arritjes së afatit të parashkrimit.

Shkak i dështimit të seancës ishte mungesa e të akuzuarve, për të cilët gjykatësi Robert Tunaj tha se kanë qenë të ftuar përmes procesverbalit të 18 qershorit të këtij viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë ka munguar edhe i dëmtuari Xhavit Bekteshi, për të cilin gjykatësi Tunaj tha se nga fletëkthesat është konstatuar se ai gjendet në perëndim.

Të pranishëm në seancë ishin mbrojtësi i të pandehurit Përzhaku, avokati Natal Bullakaj dhe prokurori Naim Gashi.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e saj, seanca është shtyrë për 21 shtator 2020 në orën 9:00, ku ndaj të akuzuarve gjykatësi Tunaj lëshoi urdhër arrest.

Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 15 shtator 2017, Arian Përzhaku, Eldin dhe Erlind Gegaj akuzohen se me 11 prill 2015, në orë të pavërtetuar, në fshatin Studenqan, Komuna e Suharekës, në bashkëveprim, duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura ose duke hequr pengesat tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, në atë mënyrë që shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit Xhavit Bektëshi, hyjnë në shtëpinë e këtij të fundit dhe me mjet të përshtatshëm, kaçavidë e hapin një dritare të dhomës, hyjnë brenda, demolojnë gjërat e shtëpisë dhe nga aty marrin një televizor të markës “Panasonic” së bashku me telekomandën e tij dhe largohen nga vendi i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.

Me këto veprime ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje të rëndë” nga neni 327, paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Tutje, sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, Arian Përzhaku akuzohet se në korrik te vitit 2015, në orë të pavërtetuar, në fshatin Dobërdolan, Komuna e Suharekës, personit tjetër ia merr pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit Gazmend Cakiqi, hyn në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit dhe nga aty merr një biçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material.

Me këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale të “vjedhjes” nga neni 325, paragrafi 1 i KP-së.

Kurse në dispozivitin e tretë të aktakuzës, Eldin Gegaj akuzohet se në prill të 2015-tës, në orë të pavërtetuar, në fshatin Studenqan, Komuna e Suharekës, blenë, pranon sendin për të cilin ka mundur ta dijë se është përfituar me kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që nga i pandehuri Arian Përzhaku blen një televizor plazma në shumën prej 50 euro, pronë e të dëmtuarit Xhavit Bekteshi.

Me këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 345, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KP-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers. Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur...

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore...

Lajmet e Fundit