9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Mungon kryetari i trupit gjykues, dështon seanca për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për ditën e sotme në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e kryetarit të trupit gjykues, Artan Sejrani, i cili mungoi në këtë seancë për shkak që babi i tij është i shtrirë në spital, raporton “Betimi për Drejtësi”

Në këtë seancë nuk morën pjesë as i akuzuari me mbrojtësin e tij, mirëpo ata ishin njoftuar paraprakisht që seanca nuk do të mbahej.

Sipas aktakuzës së ngritur më 27 mars 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Nexhmedin Musliu, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar të inspektorit të ndërtimtarisë, nuk i përmbush detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër, apo t’i shkaktojë dëm personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri në periudha të ndryshme kohore nga vitit 2013, e deri në 2017, në vazhdimësi vetëm formalisht si në aktvendimin e Inspektoratit të Ndërtimtarisë të Drejtorisë së Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, e pastaj edhe me procesverbale urdhëron ndërprerjen e punimeve pa leje ndërtimi, e pastaj me një procesverbal tjetër urdhëron pajisjen me leje ndërtimi të objektit, përkatësisht të sallonit të dasmave, afër pompës së benzinës “Arbëria”, në hyrje të autostradës në veri të Prizrenit, pronë kjo e investitorit Shemsedin Berisha.

Sipas aktakuzës, Musliu me procesverbal urdhëron ndërprerjen e punimeve pa leje ndërtimi në kompleksin e ndërtimeve “Barut Hane” në Prizren, pronë e investitorit Tahir Krasniqi, ndërprerjen e punimeve ndërtimore në objektin hotelier “Crystal Palace”, ky afër fshatit Landovicë, pronë e investitorit Zait Kabashi, si dhe urdhëron ndërprerjen e punimeve pa leje ndërtimi në depon për prodhimin e peletit, afër rrethit të autostradës, në lagjen “Arban”, pronë e investitorit Asllan Shala.

Sipas aktakuzës, ai urdhëron ndërprerjen e punimeve, mirëpo nuk ndërmerr masa pasuese në frymën e këtyre akteve, gjegjësisht aktvendimeve për rrënime vullnetare dhe përfundimisht konkluzione për rrënim të detyrueshëm të objekteve të ndërtuara pa leje, ku njëherësh i shkakton dëm material edhe Komunës së Prizrenit.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, e paraparë në nenin 422 , paragrafi 1 e Kodit Penal të Kosovës.

Ndryshe, ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu akuzohet edhe për disa raste tjera për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtare. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Lajmet e Fundit