8.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

Murati kërkon miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Ministri tha se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, krijon qartësi juridike dhe parasheh eliminimin e çfarëdo dykuptimësie për rritjen e pagës minimale.

Ai tha se përmes këtij projektligji do të lirohen nga tatimi niveli i pagës minimale nën 250 euro.

“Projektligji ka qëllim fillimisht të krijojë qartësi juridike sa i përket shumës së beneficioneve, apo kompensimeve të cilat ndërlidhen me pagën minimale. Parasheh eliminimin e çfarëdo ambiguiteti apo dy kuptimësitë në mënyrë që të kemi siguri juridike që të lëvizin me pagën minimale.

Së dyti projektligji parasheh edhe lirimin nga tatimi për pjesën e pagës minimale deri në nivelin e 250 euro parashihet që të rritet pragu tatimor me zero përqind, pra që nuk tatohet.

Së treti ky projektligj e ndryshon edhe procedurën se vihet te paga minimale në mënyrë kur kemi ngërçe në Këshillin Ekonomik-Social, siç e kemi tash, kur anëtarët nuk mund të dakordohen dhe arrijnë konsensus. Plotësim-ndryshimi i ligjit parasheh se kjo mund të bëhet edhe me propozimin e ministrit të Financave në mënyrë që rritja e pagës minimale të bllokohet nga ndonjë partner social… Ky është momenti i duhur, marrë parasysh edhe gjendjen e vështirësuar ekonomike të qytetarëve edhe çmimet e rritura është e udhës që të votohet dhe ecet para me këtë projektligj që të hapet rruga për rritjen e pagës minimale”, tha ai.

Edhe Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) bëri thirrje që të votohet projektligji i cili përcakton shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Muja tha se rritja e pagës minimale do të mundësoj zvogëlimin e varfërisë në Kosovë.

Sipas tij, paga minimale nuk është ndryshuar që nga viti 2011.

“LVV e mbështet dhe i rekomandon Kuvendit ta mbështes këtë Projektligj sepse synon eliminimin e mëdyshjeve ligjore. Propozimi për pagën minimale mbështetët në organizatën minimale të punës. Paga minimale nuk është ndryshuar që nga viti 2011 dhe kjo edhe pse vendet e tjera në rajon i kanë ndryshuar vit pas viti”, ka thënë Muja.

Tutje ai shtoi se grupet shoqërore që përfitojnë më së shumti gjenden në sektorin e tregtisë dhe ekonomisë.

“Shumica e tyre janë 16 deri në 34 vjet. Shumicën e vendeve evropiane paga minimale është gjysma e pagës mediate dhe kjo rritje do të mundësoj zvogëlimin e varfërisë”, tha Muja/telegrafi/

Më Shumë

Koreja e Veriut njofton vdekjen e parë nga COVID-19

Koreja e Veriut ka njoftuar vdekjen e parë nga COVID-19, një ditë pasi vendi konfirmoi rastin e parë zyrtar të coronavirusit që nga fillimi...

Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim Pullat postare “Evropa 2022 – Tregime dhe Mite”

Me rastin e Ditës së Evropës, Filatelia e Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare të titulluar “Evropa 2022...

Abrashi i VV-së: Vendimi për pagën minimale është i mirë, mund të ndryshohet në të ardhmen

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, gjatë seancës që po mbahet për rritjen e pagës minimale në Kuvendini  Kosovës, ka thënë se vendimi momental për...

‘Jetoj me tre burra në shtëpi’/ Çiljeta bën rrëfimin e pazakontë

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” ka bërë një rrëfim ndryshe për familjen e saj. Ajo ka...

Kosova dhe BERZH-i me marrëveshje për energji efiçiente për Prizrenin

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Alain Pilloux në javën e takimeve pranverore...

Rudiger nga sezoni tjetër në Real Madrid

Mbrojtësi i Chelseat Antonio Rudiger, nga sezoni i ardhshëm, do ta djersitë fanellën e Real Madridit. Kjo u konfirmua nga gazetari sportiv Fabrizio Romano. Kontrata do...

Sejrani: Shtyrjet e seancave në Gjykatën Themelore të Prizrenit janë kryesisht nga mungesa e të pandehurve

Në mbledhjen e 287-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, u.d. kryetarit të deritanishëm të Gjykatës Themelore në Prizren, Artan Sejrani ka raportuar për tremujorin...

Pogba nuk preferon t’i bashkohet Manchester City-t

Paul Pogba preferon të largohej jashtë vendit, para se të qëndronte në Premier League me Manchester City-n kur kontrata e tij me Manchester United...

“Ma ke shkatërru jetën, kam me t’vra”, pacienti kërcënon mjekun në Rahovec

Kërcënimet ndaj personave zyrtarë dhe profesionistëve shëndetësorë, janë një fenomen në rritje në vendin tonë. Vetëm në muajt e fundit janë raportuar raste të ndryshme...

Fero i bie pishman për tatuazhet: Pasi lexova hadithet vendosa të mos bëj më

Në kuadër të shumë reperëve që kanë qenë të ftuar në emisionin “Barber Shok”, i radhës ka qenë reperit Feronit Shabani, i njohu si...

Gruaja kanoset me jetë nga burri i saj në Prizren, shkak një kontest pronësor

Një grua ka njoftuar policinë se është kanosur me jetë nga burri i saj pas një mosmarrëveshje në familje rreth një kontesti pronësor. I dyshuari...

Shkuarja e nënkryetarit në Durrës me veturë zyrtare përplasë LDK-në e PDK-në në Dragash

Shkuarja e nënkryetarit Selim Kryeziu në Durrës me veturë zyrtare, ka shfaqur përplasje në mes LDK-së e PDK-së në Dragash. Vetura e komunës së Dragashit...

14 muaj burgim për ish-inspektorin e ndërtimit në Prizren i akuzuar për korrupsion

Nexhmedin Musliu, ish-inspektor i ndërtimit në Prizren, është dënuar me 14 muaj burgim unik për dy vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Sipas aktgjykimit...

Edhe sot nxehtë, temperaturat shkojnë deri në 27 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas IHMK-së, Riga...

Partitë opozitare kundër Projektligjit për pagën minimale: Po diskriminohen veteranët e luftës

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohet për ngritjen e pagës minimale në vend, mirëpo për këtë projektligj nuk janë duke u pajtuar...

Lirohet nga burgu Elsa Lila, avokati Visha: E gjitha një keqkuptim

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila e arrestuar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar nga burgu. Lajmi është konfirmuar...

Lajmet e Fundit