7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ndalohet nga policia biznesmeni nga Suhareka, Aziz Tafaj

Dje Policia e Krimeve Ekonomike ndaloi biznesmenin nga Suhareka Aziz Tafaj njërin nga bashkëpronarët e ish-kompanisë NBI Suhareka tash e quajtur “Agrokosova Holding”.

Lajmin e ndalimit të biznesmenit e konfirmoi për KALLXO.com Shpresa Berisha, avokatja e Aziz Tafajt.

Ajo bëri të ditur se askush nuk i di arsyet e ndalimit të Tafajt.

Tafaj, por edhe italianët Roberto Migoto e Gianfranco Fantineli janë aksionarë të ish-ndërmarrjes shoqërore NBI Suhareka, por në shtator me një vendim gjykate që u ekzekutua nga një përmbarues privat Fantinelit iu lejua hyrja në ndërmarrjen e privatizuar.

Me këtë nuk u pajtuan partnerët biznesorë Aziz Tafaj e Roberto Migoto.

Ditën kur Fantineli hyri në hapësirat e ndërmarrjes që pas privatiimit quhet “Agrokosova Holding” Tafaj e quajti të njëanshëm dhe në kundërshtim me statutin e ndërmarrjes vendimin e gjykatës që lejoi Fantinelin të hyjë në këtë ndërmarrje.

Në tetor të vitit të kaluar Aziz Tafaj, Shaban Tafaj dhe partneri italian Roberto Migoto u arrestuan nga policia, ngase tentuan të hyjnë në ambientet e ndërmarrjes.

Ndërmarrja për kultivimin dhe prodhimin e rrushit NBI Suhareka ishte privatizuar në vitin 2006./Kallxo.com/

Më Shumë

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Lajmet e Fundit