Në Suharekë, arrestohen dy persona për transportim ilegal drurësh

Në vazhdimësi të implementimit të planit operativ i cili ka të bëj me parandalimin e prerjeve dhe transportit ilegal të druve, Policia e Suharekës ka arrestuar dy qytetarë me mbiemër Qarri, në dyshimin e bazuar se të njëjtit me dy kamionë po transportonin rreth 10 metra kub dru pa dokumente përcjellëse.

Kamionët me ngarkesën janë sekuestruar në cilësi të provës materiale ndërsa të dyshuarit janë ndalur nën masën e arrestit policor.

Duhet të theksohet se gjatë kësaj jave, për vjedhje të pyllit në Komunën e Suharekës janë arrestuar 9 të dyshuar dhe janë sekuestruar 9 automjete. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit