2.8 C
Prizren
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Nëntë vjet nga vdekja e Adnan Abrashit

Janë bërë nëntë vjet nga vdekja e publicistit, Adnan Abrashi.

Kolegët, nëntë vjet pas ndarjes fizike, e vlerësojnë lartë figurën e Abrashit.

Gazetari Demir Reshiti thotë se Abrashi ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë.

“Sot u bënë nëntë vjet pa mikun tim të respektuar Adnan Abrashi. Adnani iku papritmas në amshim më 3 nëntor 2013 duke na e lënë gjithmonë të freskët kujtimin për të.
Ndihem me fat që isha mik, koleg dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë. Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë. E respektonim shumë dhe e takonim sa herë që na nxirrte rruga në Prizren. Puna, vepra, sjelljet dhe kontributi i tij na bëjnë që të mos e harrojmë kurrë!”, shkruan Reshiti nw Facebook.

Publicisti Adnan Abrashi, nëntë vjet më parë ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare.

Ai u lind në Prizren në vitin 1957, ndërsa me profesion ishte jurist. Ishte bashkëpunëtor i shumë mediave në Kosovë dhe Shqipëri. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Modriqi i palodhshëm, i gatshëm për Kupën e fundit të Botës

Luka Modriq do të ketë një kampanjë të fundit në Kupën e Botës në tentim për ta dërguar Kroacinë te titulli i madh. Mesfushori 37-vjeçar...

28 nëntori – ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari

Komandanti legjendar, Adem Jashari, po të ishte gjallë të hënën e 28 nëntorit do t’i bënte 67 vjet. Ai ka lindur po në këtë ditë...

Lajmet e Fundit