1.6 C
Prizren
E diel, 9 Shkurt, 2025

Nëse vdes

Sahit F. Osmani

N’perëndim të diellit e dua vdekjen
Kur prapa e lë shk?lqimin e tij
Trëndafilin e kuq maje kreshtave
Që çdo perëndim me dashuri të vij.

Do t’i mbyllja sytë e do të flija
Në mes perëndimit dhe dashurisë
Me t? fshehtën e jetës në zemër
Që ëndrrës pat trokitur lumturisë.

Dhe që më zgjonte me ndjesinë
E një vegimi të largët fantastik
Aty ku pushonte zemra e njeriut
Fillonin të hynin dashuritë pa frikë.

Vdekjen e dua n’perëndim të diellit
T’i mbledh të gjitha fijet e dritës
Të krijoj me to fytyrën e përjetshme
Të shkëlqejë në mes të errësirës

T’i them jetës “Mirupafshim!”
Në vend të Lamtumirës!

Më Shumë

Zhduket një femër në Prizren, policia nis hetimin

Të mërkurën në Prizren është raportuar në polici se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Në...

Moti sot i vranët e me pak diell

Moti sot do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit