10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Nesër nuk ka mësim, reagon Ministria e Arsimit: Humbja e mësimit, cenim i të drejtës themelore të fëmijëve

SBASHK-u ka paralajmëruar për nesër protestë për shkak, siç thuhet, mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve në arsim, ndërkohë që MASHTI u bëri thirrje mësimdhënësve të mos humbin asnjë orë mësimore dhe me përgjegjësi të kryejnë detyrën e tyre.

Ministria e Arsimit ka reaguar pasi SBASHK-u ka njoftuar se nesër do të mbahet protestë dhe nuk do të zhvillohet mësimi në shkolla.

MASHTI thotë se humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është veprim i papranueshëm.

“Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim”.

Në njoftimin e MASHTI-t thuhet se diskutimet për greva dhe protesta të mësimdhënësve nuk do të duhej të bëheshin në kohën, kur është edhe fundi i vitit shkollor.

“Prandaj, diskutimet për greva dhe protesta të mësimdhënësve nuk do të duhej të bëheshin në këtë kohë, kur është edhe fundi i vitit shkollor dhe për më tepër për faktin se në këtë periudhë po punohet me kujdes të shtuar që të kemi një Ligj sa më të mirë të pagave për rreth 80 mijë punëtorët e sektorit publik, që është edhe kërkesë e SBASHK-ut”, thuhet në njoftim.

Sipas MASHTI-t pretendimet e SBASHK-ut janë thjeshtë  instrumentalizim i një të drejte siç është greva dhe protesta për punëtorët.

“Pretendimet e krerëve të SBAShK-ut për arsyet e mos mbajtjes së mësimit dhe  mbajtjes së grevës nuk përkojnë as me gjendjen në arsimin parauniversitar, as me nevojat për ta përmirësuar atë. Ato thjesht janë instrumentalizim i një të drejte sublime siç janë e drejta e grevës dhe protestës për punëtorët”, thuhet tutje.

Nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se orët e humbura mësimore do të kompensohen

“Humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme për MAShTI-n. Pandemia ka shkaktuar humbje të mëdha përgjatë dy viteve të fundit në arsim dhe ka ndikuar edhe në rezultatet e të nxënit, të cilat duhet të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përmirësojmë. MAShTI do të sigurohet që të kompensohet çdo orë e humbur e mësimit për fëmijët tanë, të cilët tashmë kanë humbur shumë gjatë kohës sfiduese të pandemisë”, thuhet në njoftimin e MASHT-it./Telegrafi/

 

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit