8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ngrihet aktakuzë ndaj G.K. nga Rahoveci, kishte vrarë vëllanë e më pas ia kishte djegur trupin

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj G.K. i cili akuzohet se në shkurt të vitit të kaluar ka vrarë e më pas ka djegur vëllain e tij, B.K.

Në njoftimi e Prokurorisë bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit rëndojnë veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur më 11 shkurt të vitit 2020, në fshatin Bërnjak të komunës së Rahovecit, ku i dyshuari kishte vrarë vëllain e tij.

“I pandehuri paraprakisht kishte njohuri se vëllai,  kishte një shumë të konsiderueshme të parave të cilat i kishte marrë me vete nga shteti i Zvicrës,  dhe ditën kritike rreth orës 09:00 i pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e tij, ku gjatë një bisede të përbashkët, i pandehuri ishte fyer nga tani i ndjeri me pretekst se po i ndërhynë në familjen e tij. I revoltuar nga kjo i pandehuri kthehet në shtëpinë e tij, merr revolen,  ku rreth orës 11:00 përsëri shkon në shtëpinë e të ndjerit B.K, hynë brenda në shtëpi, dhe në sallon, ku po qëndronte i njëjti, e ka goditur me predha në gjoks duke e lënë të vdekur në vend”, thuhet në njoftim.

Pas e kishte vrarë, i dyshuari e kishte mbështjellë me një batanije trupin e pajetë të vëllait, e kishte mbuluar me dru, plastika, thasë letre e dërrasa, të cilat i kishte ndezur në oborrin e shtëpisë.

Zjarri kishte qëndruar i ndezur për tri ditë.

“Më pas i pandehuri e merr kufomën, dukë e tërhequr zvarrë me një batanije, e qet në oborr të shtëpisë, më pas kufomën e mbulon me materiale të ndryshme si: dru, plastika, thasë letre, dërrasa, letër të zezë, e gjëra tjera,  të cilat më pas i ndez duke krijuar një zjarr të madh  i cili qëndron i ndezur 2-3 ditë, dhe më pas mbeturinat se bashku me disa mbetje kockore të tani të ndjerit i hedh jashtë shtëpisë në një vend deri tani të pa identifikuar më qëllim për t’i zhdukur gjurmët e krimit”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, i dyshuari më parë e deri më 11 shkurt 2021, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në Republikën e Kosovës. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri G.K., të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Më Shumë

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Lajmet e Fundit