Një “mik” i vjedh makinat Paul Walker-it

Një “mik” i supozuar i aktorit të ndjerë Paul Walker, ka vjedhur 7 prej makinave të tij.

Ai u shfaq 24 orë pas ndarjes nga jeta e aktorit në një aksident tragjik në nëntor 2013, me emrin Richard Taylor.

Ky i fundit ndihmoi Walker për disa vite me radhë të koleksionojë makina.

Por, sipas familjarëve të cilët citon The Huffington Post, Taylor i ka vjedhur makinat me pretendimin për t’i ruajtur ato në një vend më të sigurt.

“Miku” i aktorit të ndjerë, ka marrë 7 prej mjeteve të tij nga garazhi, duke i fshehur në një vend të panjohur, por sipas babait të Paul, William Walker, miku i supozuar i djalit të tij, i ka vjedhur ato.

Për këtë arsye William ka ngritur një padi kundër Richard Taylor, duke deklaruar në dokumentat ligjore se ai i ka marrë qëllimisht makinat, ka mashtruar dhe ka fshehur vendndodhjen e mjeteve, për t’i bërë ato pas një kohe, të tijat.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Lajmet e Fundit