15.8 C
Prizren
E diel, 4 Qershor, 2023

Një muaj paraburgim për A. Spahiun nga Dragashi

Departamenti Për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur që ndaj të pandehurit A. Spahiut nga Dragashi i caktohet masa e paraburgimi prej një muaj.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit, falsifikimi i dokumenteve zyrtare, përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor.

“I pandehuri do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 26.05.2015 në ora 14:00 dhe do të zgjasë deri me datën 26.06.2015”, njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se në periodën kohore prej muajit prill deri në gusht të vitit 2011 në Filialën ,,Finca,, në Dragashë i pandehuri në cilësi të personit zyrtar- menaxher me qëllim të përfitimit të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete shkakton dëm Organizatës bankare ,,Finca,, me ndihmën e nëpunësve kreditortë pandehurve B.H dhe L.K në atë mënyrë që e shpërdor detyrën e tij zyrtare dhe nga arkivi merr dokumentacionin e klientëve të vjetër, i plotësojnë formularët për marrjen e huave të reja në emër të klientëve pa dijeninë e tyre, tërhjek kredi me dokumentacion të falsifikuar tek të pandehurat XH.B dhe A.Q të cilat punonin si arkëtarë me ç’rast i shkakton dëm organizatës ,,Finca,, në Kosovë – Filiala në Dragash shumën me një lartësi prej 141.063,00 (njëqind e katërdhjetë e njëmijë e gjashtëdhjetë e tre) euro”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Quni: Kosova u përjashtua nga “Defender Europe 2023”, si pasojë e politikave të gabuara

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni Anton Quni, tha se Kosova nga veprimet e gabuara politike është përjashtuar nga “Defender Europe 2023”. Sipas...

Diego Simeone ‘këshillon’ lojtarët sa herë duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, ka bërë shaka se lojtarët që bëjnë seks vetëm katër herë në muaj nuk mund të paraqiten në...

Lajmet e Fundit