Një vit pas vrasjes së Elvis Pistës, asnjë i dyshuar

Është bërë një vit prej kur është vrarë Elvis Pista, kandidat për deputet nga radhët e partisë Demokratike të Kosovës. Por që nga ajo kohë e deri më tash nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen e tij.

Pavarësisht pretendimeve të Prokurorisë disa muaj më parë se janë afër zbulimit të dorasve që ia kanë marrë jetën Pistës, një gjë e tillë ka mbetur vetëm në fjalë, por në vepër nuk është bërë asgjë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë si kompetente për hetimin e këtij rasti, pavarësisht tentimeve të gazetës, gjatë të hënës nuk ka qenë në gjendje që të thonë as edhe një fjalë në lidhje me hetimin e këtij rasti.

Familja Pista nga Rahoveci ndërkaq tash e një vit është në pritje të rezultateve të hetuesisë, e cila vazhdon të arsyetohet me faktin se po i ndërmarrin veprimet hetimore. /Zëri/

Më Shumë

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit