17.8 C
Prizren
E enjte, 25 Korrik, 2024

Njerëzit ikin prej saj sepse i frikësohen syve të mbuluar me tatuazhe, rrëfimi i vajzës nga Teksasi: Dukesh si demon, dikur ishe e bukur

Një vajzë 22-vjeçe me një pseudonim të çuditshëm në rrjete sociale – Orylan, gjithmonë ka qenë e bukur, por kurrë nuk i ka pëlqyer vetja kur shikohej në pasqyrë.

Ajo gjithmonë kishte ëndërruar të ndryshojë rrënjësisht, e vite të tëra i kaloi duke tentuar të duket sikur në ëndrra, transmeton Telegrafi.

Por, kjo këngëtare e cila çdo muaj fiton para të majme në një platformë për të rritur, ka habitur edhe më të afërmit e saj me pamjen duke i dhënë epitetin e “djallit”, e një person u frikësua aq shumë nga ajo saqë filloi të vrapojë.

Një mik i kishte thënë se mendon se ajo ishte dukur më “bukur” kohë më parë. Megjithatë ajo shpenzoi 34 mijë funte në modifikime ekstreme të trupit, duke e mbuluar fytyrën me tatuazhe, duke vendosur vathë dhe rritur gjinjtë.

“Gjithmonë e kam ditur se dua të dukem kështu, kam pasur një vizion në kokë qysh kur isha e vogël dhe më në fund ia kam arritur qëllimit”, tha ajo që ka mbi 690 mijë ndjekës në TikTok.

“Si jam dukur më herët në krahasim më sot, ndihem shumë më e lumtur tani. Më parë nuk kam pasur dashuri për veten e as që e dija se kush jam, tani ndihem sikur e kuptoj veten dhe kam më shumë dashuri dhe vetëbesim”, shtoi ajo.

 

Në fillim të këtij viti vendosi të bëjë ndryshimin më drastik – duke i bërë me tatuazhe sytë. Orylan nga Houston, Teksas, për herë të parë shprehi interesim për modifikimin e trupit kur ishte 14-vjeçe.

Përveç tatuazheve, shpenzoi rreth 15 mijë dollarë për rritjen e gjinjve sikurse edhe për vathë në gjuhë dhe pjesë tjera të trupit.

#greenscreen 

? yeah you did that – ??

 

Thotë se familjarët e saj nuk ishin befasuar me këto modifikime pasi gjithmonë kishte dashur ta bëjë këtë, por u shokuan kur panë se kishte bërë tatuazhe në sy. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Abdixhiku në Dragash, i ndan çmimin qenit fitues në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, ku mori pjesë edhe në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit. Abdixhiku tha se ishte i...

Prizren/ Për një javë shqiptohen mbi 1900 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, së bashku me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të saj, gjatë periudhës 15.07.2024-21.07.2024, në kuadër...

Lajmet e Fundit