14.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

Nuk kishte para për varrimin, gruaja mbante kufomën e nënës në dollap

Një grua 58-vjeçare jetonte me nënën e saj të vdekur që nga 7 korriku në Kallithea të Greqisë.

Kur vdiq nëna 92-vjeçare, vajza 58-vjeçare e mbështolli atë me najlon dhe e futi trupin në dollap.

Sidoqoftë, erë e keqe që buronte nga apartamenti në katin përdhes dita ditës bëri që fqinjët të pyesnin, edhe për faktin se dy gratë ishin zhdukur nga lagja ku kishin jetuar për dekada.

58-vjeçarja fillimisht pretendoi se kishte ngordhur një mace, megjithatë, përgjigjja e saj nuk ishte bindëse, kështu që u thirrën shërbimet sociale dhe policia.

Kur oficerët e rendit shkuan në shtëpi gjetën gruan e vdekur në dollap. Vajza pretendoi se e mbante nënën e saj të vdekur në shtëpi sepse nuk kishte para për varrosjen.

Ekzaminuesi mjekësor pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes së gruas së moshuar. Sipas ERT, prokurori urdhëroi burgosjen e 58-vjeçares në një klinikë psikiatrike.

Më Shumë

Filloi deratizimi në Prizren

Në kuadër të realizimit të projektit “Dezisektimi, dezinfektimi dhe deratizimi i qytetit të Prizrenit”, të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sot filloi...

Inzaghi do të jetë trajner i Interit edhe sezonin e ardhshëm

Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, i ka dhënë mbështetjen e tij të plotë Simone Inzaghit. Ai ka thënë se Inzaghi do të jetë 100%...

Moti sot me diell

E kërkon MIlani

Lajmet e Fundit