18.9 C
Prizren
E shtunë, 10 Korrik, 2021

Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA i afrohet shifrës 100 mijë

Në shkallë globale numërohen mbi 5.3 milionë raste me coronavirus dhe më shumë e 335 mijë të vdekur dhe Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve.

Siç njofton Zëri i Amerikës, ndërkohë që numri i viktimave në SHBA pritet të arrijë së shpejti në 100 mijë, po shtohet presioni për të rihapur ekonominë dhe aktivitetin normal.

Dr. Deborah Birx, e cila kryeson grupin e punës kundër coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, paralajmëroi se është ende shumë herët për të folur për normalitet.

“Është e pamundur të dihet kush është i infektuar, prandaj duhet ta themi qartë se distancimi fizik është me rëndësi kritike. Nëse distancimi fizik është i pamundur në një vend publik, duhet të mbani maskën”.

Gazeta New York Times i dedikoi gjithë faqen e parë të numrit të djeshëm faktit të totali i viktimave i të vdekurve nga coronavirusi po arrin në 100 mijë vetë.

Artikulli përmbante emrat e shumë prej viktimave me fakte nga jeta e tyre.

Ndërkohë presidenti Donald Trump u bëri thirrje autoriteteve shtetërore të lejojnë rihapjen e objekteve fetare.

“Sot i identifikon kishat, xhamitë e sinagogat si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale”, tha presidenti.

Dan Carroll, pastor i Kishës Water of Life në Fontana të Kalifornisë e përshëndeti qëndrimin e presidentit.

“Nuk duam të thyejmë ligjin. Ishin përgatitur të rihapnim dyert pavarësisht se çfarë do të thoshte presidenti, apo Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, pasi jemi treguar shumë të duruar, të kujdesshëm dhe tani mendonim se ishte koha të rihapnim dyert për njerëzit tanë”.

“Guvernatorët duhet të bëjnë atë që duhet dhe të rihapin këto objekt shumë të rëndësishme gjatë fundjavës…”, tha presidenti.

Por shumë objekte fetare kanë kaluar probleme gjatë javëve të fundit kur gjatë shërbesave besimtarët janë ekspozuar ndaj personave të infektuar.

Një nga këto është një kishë në Kaliforninë e veriut.

“Shërbesat nën qiell të hapur, duke ruajtur distancimin fizik mund të bëhen. E kuptoj që kjo është e vështirë, gjatë këtyre kohëve kemi bërë ndryshime të vështira dhe duhet të vazhdojmë”, tha Dr. Birx.

Përditë e më shumë qytete po rihapin restorantet e biznese të tjera në përpjekje për të kapërcyer goditjen ekonomike nga pandemia.
Por Dr. Birx thotë se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një valë të dytë infeksioni me ardhjen e vjeshtës.

“Po përgatitemi për rishfaqjen në vjeshtë, duke siguruar rezerva me pajisje për personelin mjekësor, aspiratorë e furnizime të tjera. Ndërkohë po bëjmë të gjitha përpjekjet për të zhvilluar terapi kuruese dhe vaksinë”, ka thënë Dr. Birx.

Nëse virusi rishfaqet, presidenti ka thënë publikisht se nuk ka në plan të rivendosë masa kufizuese apo të mbyllë ekonominë, megjithëse mund të rritet rreziku i përhapjes së virusit. /VOA/

Më Shumë

Prekëse: Zjarrfikësi e bart trupin e të bijës 7-vjeçare që u nxor nga rrënojat në ShBA

Një zjarrfikës e ka bartur trupin e vajzës së tij 7-vjeçe nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Florida javën e kaluar. Ai kishte kërkuar...

“Tre të tjerë i falën, e mua më dënuan”/Taksisti nga Malisheva akuzon policinë për standarde të dyfishta

Një taksist nga Malisheva  ka akuzuar Policinë e Kosovës se po përdorin standarde të dyfishta në shqiptimin e gjobave për shkelësit e rregullave të...

Burgu i Nishit dhe telefonata nga Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, “Plaku” dhe Adem Demaçi

Rrëfime nga i burgosuri e i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, Nait Hasani Sa herë vinte nata, pasi hanim darkë, mbyllej dera e...

Ky është dyshimi për vdekjen e zyrtarit policor në Prizren

Zyrtari i Policisë së Kosovës në Prizren, Bafti Mehmeti, është gjetur pa shenja jete në fshatin Tupec të kësaj komune. I njëjti ishte punëtor...

Qeveria fton qytetarët të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës i ka ftuar qytetarët që të regjistrohen për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Në një postim në rrjetin social Facebook të Qeverisë thuhet...

Tenton t’i ikë Policisë duke kërcyer nga kati i dytë pasi i gjetën drogë, si ndodhi ngjarja në Prizren

Policia e Kosovës dje në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike, pasi të njëjtit iu gjetën disa qese...

Ministrja Hajdari: Gjykata Komerciale do t’u ofrojë lehtësi investitorëve të huaj

Themelimi i Gjykatës Komerciale do të ndihmojë bizneset në zgjidhjen e mos marrëveshjeve në Kosovë dhe jo të përfundojnë në Gjykatat ndërkombëtare, derisa kjo...

Vritet presidenti i Haitit

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, u vra në një sulm në shtëpinë e tij. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i përkohshëm i këtij...

Shikohen disa CD lidhur me rastin e vrasjes në Suharekë

Murat Ademi, i akuzuar për vrasjen e tani të ndjerit Abedin Bytyqi më 6 tetor 2016, ka thënë se kufoma ishte në veturën e...

La derën e ballkonit hapur për t’u freskuar, në mëngjes 27-vjeçarja gjen komshiun në shtrat duke e ngacmuar

Një ngjarje tronditëse ndodhi dje në Palermo të Italisë. Një grua gjeti në mëngjes, në shtratin e saj komshiun, i cili kishte hyrë fshehurazi...

Këta janë dy të dyshuarit që e rrahën me shkop bejsbolli një qytetar në Malishevë

Në fshatin Senik të Malishevës, dy persona dyshohen se e kanë rrahur me shkop bejsbolli një qytetar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të...

Adelina nuk di të ndalet, poston fotot s*ksi me bikini

Këngëtarja Adelina Tahiri ka nisur pushimet në plazh së bashku me bashkëshortin e saj. Dhe ajo ka ndarë disa poza joshëse me ndjeksit në rrjetet...

Fillon fushata e korrje – shirjeve në Malishevë

Zyrtari i lartë, pran Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Malishevës, Milaim Morina, ka deklaruar se sot zyrtarisht ka filluar...

Një nuse aspak e zakontë! Këngëtarja e famshme zgjedh fustan të shkurtër e çizme për ditën e saj të madhe

Gwen Stefani dhe Blake Shelton kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre. Një ditë më parë u përfol për dasmën e tyre, e cila...

Mërgimtarët mund ta shfrytëzojnë parkingun e Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dijes se parkingu në oborrin e objektit të kësaj komune do të jetë i...

Fansat kritikojnë Megi Pojanin për fotot super “hot”

Padyshim që Megi Pojani është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Në porfilin e saj në “Instagram” ka foto nga më...

Lajmet e Fundit