-4.2 C
Prizren
E martë, 25 Janar, 2022

Oda e Hotelerisë kundërshton masat e qeverisë, paralajmëron protesta

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës ka kritikuar vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës për masat anti-COVID, ndërkohë që ka kërkuar nga kjo e fundit që të rishikojë vendimin e marrë dhe të zgjasë orarin e gastronomisë dhe të lejojë ahengjet.

Në të kundërtën OHTK nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe të protestojë.

Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva, tha se qeveria duhet të rishikojë këto masa dhe t’i merr parasysh kërkesat e tyre, në të kundërtën potencoi se do të shqyrtojnë mundësinë edhe për të protestuar.

Ai tha se zgjatja e orarit të gastronomisë deri në orën 1 pas mesnate, heqja e orës policore dhe lejimi i ahengjeve janë kërkesat kryesore të tyre.

“Ne kërkojmë zgjatjen e orarit, është shumë absurde deri në orën 23, pse deri në 23, ne kemi kërkuar që zgjatja e orarit deri në orën 1, nuk ka kurrfarë arsye mos me u zgjatë. Ora policore sa herë e kemi përmend është e pakuptimtë, të fillojnë organizimet e ahengjeve, ne kemi pasur takim me zëvendëskryeministrin dhe jemi dakorduar, ne mbajmë përgjegjësi po fillojmë me 30-50, po fillojmë ne e mbajmë përgjegjësinë, mbajmë përgjegjësi se nuk do të hyjë asnjë klientë apo dasmorë i cili nuk i ka dy vaksinat ose nuk është negativ… Do të analizojmë situatën se si është në rajon dhe komfor situatës dhe komfor këtyre gjërave ne do të dalim me një vendim dhe nuk përjashtohet ndoshta reagimet me qenë edhe më të ashpra, mundet edhe protesta”, tha ai.

Sogojeva tha se nga qeveria kanë kërkuar edhe zgjatjen e afatit të TVSH-së edhe për pesë vite, të ndihmohen bizneset përmes subvencionimit të pagave dhe të qirave.

Ndërsa, drejtori i departamentit të estradës, Afrim Muçiqi, tha se vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e ahengjeve është i papranueshëm.

“Ky vendim i mbrëmshëm është absolutisht i papranueshëm për neve, është përdorur sërish standard i dyfishtë. Le që jemi të anashkaluar nga rimëkëmbja ekonomike deri më tani, mirëpo tash u anashkaluam edhe me këtë vendim të fundit, kur të gjitha bizneset tjera u lejuan ndërsa vetëm sektori që ne e përfaqësojmë edhe një herë ju bë padrejtësisht ndalesa… I bëjmë thirrje MSH-së, IKSHPK-së dhe Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë edhe një herë këtë vendim dhe ta bie vendimin për të gjithë qytetarët e Kosovës njësoj, për të gjitha bizneset njësoj”, tha ai.

Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka bërë publike masat e reja anti-COVID, sipas të cilave ende nuk lejohet mbajtja e ahengjeve dhe nuk është zgjatur orari i punës për gastronominë./ KP

Më Shumë

IKSHPK: Vaksiohuni se Omicron po përhapet me intensitet të lartë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19. IKSHPK ka theksuar se varianti Omicron...

Pamje: Qytetari nga Suhareka sulmohet brutalisht nga tre persona në Prizren

Një qytetar nga Suhareka është përballur me një sulm të tmerrshëm nga tre persona, në orët e para të së shtunës, në Prizren. Sinjali...

Horoskopi për ditën e sotme, 23 janar 2022

Parashikimi i yjeve për ju sot. Dashi Motivoni veten për të qenë më optimistë. Kjo do të rrisë besimin dhe përshtatshmërinë tuaj. Kjo është një ditë...

Moti këtë javë: Reshje bore, ngrica dhe temperatura deri në -13 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot të ftohtë, raporton Express Në njoftimin e IHK-së bëhet...

Masat e reja kufizuese antiCOVID, komunat fajësojnë nivelin qendror për mosbashkëpunim

Ministria e Shëndetësisë sot pritet të shqyrtojë mundësinë për ndryshimin e masave antiCOVID, kjo pasi ditëve të fundit në vend është rritur numri i...

Vdes Kristë Dulaj

Ka ndërruar jetë punëtori i QKMF-së në Prizren, Kristë Dulaj Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj. “Një humbje e...

Aksidentohet kamioni me 100 majmunë, zhduken disa prej tyre

Një kamion me rreth 100 majmunë është aksidentuar të premten në Pensilvani. Sipas autoriteteve, disa prej majmunëve kanë ikur. Kamioni që transportonte kafshët u përplas...

Prizren, paraburgim të pandehurit për kanosje

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit F.H., i dyshuar për veprën penale 'kanose'. Sipas njoftimit, më 21 janar, i...

Artan Abrashi: Shumë shpejt do të rikthehet Kosova B

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi tha Kosova B shumë shpejt do të rikthehet në funksionim. Abrashi në ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk...

Shqiptarët grabisin në shtëpinë e legjendës së Milanit, vjedhje spektakolare e kasafortës

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë kapur në tentativë për të grabitur banesën e Giovanni “Gianni” Rivera, politikani dhe...

Rrahja brutale në Prizren, zbardhet sesi ndodhi komplet ngjarja

Gjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjete ditë të pandehurit L.U., për shkak të dyshimit të bazuar...

Kuksianët bllokojnë rrugën në Morinë, kërkojnë të mos zbatohet vendimi me tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë

Një numër qytetarësh kanë tentuar që të bllokojnë rrugën në Morinë. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta kundër COVID-19 që Kosova ka...

Berlusconi 85-vjeçar synon Presidencën

Italia është gati të zgjedhë presidentin e ri dhe synon nxisë unitetin, pas grindjeve politike. Silvio Berlusconi mendon se është i përshtatshëm për këtë pozitë.Manjati...

“Jep dorëheqje ose 60 plumba i ke në kokë”/ Duka e zbulon mesazhin që e mori pak para shpërthimit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur përsëri për shpërthimin e tritolit të vendosur në banesën e tij. Duka tha se nuk...

Spitali i Prizrenit: 7 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në trajtim janë 117 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 36 të tjerë post-COVID-19. Me oksigjeno-terapi...

Ngricat në rrugë/ Autobusi bie në humnerë, 3 të vdekur

Një udhëtim ka rezultuar tragjik për disa pasagjerë në Turqi, pasi autobusi i tyre ra në humnerë. Tre viktima dhe 18 të plagosur është bilanci...

Lajmet e Fundit