OVLUÇK-ja më 12 qershor mban protestë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë dhe ka marrë vendim që më 12 qershor të mbahet aktivitet protestues.

“Të gjithë e kemi të ditur se Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare; Kohë më parë, vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga kryeministri Kurti, ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz, e tani ministri i Brendshëm Sveçla; Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre; Me datën 12 qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues, për kohën dhe vendin do të njoftoheni”, thuhet në njoftimin e OVLUÇK-së.

Më Shumë

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit