Partitë po bëhen gati për zgjedhjet lokale

Partitë politike po përgatiten intensivisht për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Përfaqësuesit e subjekteve politike kanë thënë se janë të gatshëm për garën zgjedhore për ta fituar besimin e qytetarëve për të udhëhequr nëpër komuna.

Disa prej partive politike thonë se tashmë i kanë caktuar kandidatët për kryetarë komunash, ndërkohë që përfaqësuesit e pothuajse të gjitha subjekteve politike po vazhdojnë aktivitete intensive nëpër terren.

Ndërsa, java e tretë e gushtit shënon fundin e afatit kohor që partitë politike kanë për t`i paguar gjobat e shqiptuara gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mospagesa e këtyre gjobave rrezikon moscertifikimin e partive politike për zgjedhjet lokale.

Shuma e përgjithshme e gjobave kap 348,900 euro ndërkohë zyrtarët e PZAP-së njoftojnë se deri më tani janë paguar vetëm 11 mijë euro nga koalicioni PAN. Në anën tjetër KQZ shprehet e gatshme për përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Valmir Elezi është zëdhënës i KQZ-së. Ai njofton se afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve për certifikim të partive dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale është ora 00:00 e 22 gushtit. Deri në atë kohë, duhet të kryhen të gjitha pagesat e gjobave në të kundërtën rrezikohet moscertifikimi i atyre subjekteve politike apo kandidateve.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në gjithë vendin kishim 7 mijë e 926 kandidat të certifikuar për kuvende komunale, shkruan Zëri.

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Shpallen përfituesit e subvencioneve në kulturë, rini dhe sport në Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të individëve dhe organizatave joqeveritare përfituese të subvencioneve në fushat...

Lajmet e Fundit